E Shtunë, 31 Tetor 2026

Budjon Meçe, prej një muaji në gjendje kome

TIRANE- Fizikisht është gjallë, por prej një muaji nuk jep asnjë shenjë jete. Budion Meçe, një prej personave të akuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për rrëmbimin e Remzi Hoxhës duket se nuk do të jetë në gjykatë, në seancën e parë të gjyqit për zhdukjen pa asnjë gjurmë të Remzi Hoxhës. Prej më shumë se një muaji, Meçe ndodhet i shtruar në sallën e reanimacionit të repartit të Neurokirurgjisë dhe duket se janë vetëm aparaturat që mbajnë në jetë ish- punonjësin e SHIK-ut. Sipasekipit mjekësor të këtij reparti, gjendja shëndetësore e 56- vjeçarit është tepër e rëndë dhe përveç të afërmëve të familjes së tij askush nuk lejohet në hyjë në dhomën nr. 5 të këtij pavioni.Po sipas mjekëve, Budion Meçe është në gjendje komeprej një kohë të gjatë dhe garancitë për jetën e tij janë të pakta, për shkak se ka pësuar trombozë në kokë.E ndërsa mbahet nën vëshgim të rreptë nga ekipi mjekësor në sallën e reanimacionit, ish- oficeri i SHIK-utnuk është në gjendje të japë asnjë dëshmi mbi akuzat që rëndojnë mbi të. Ai është në top-listën e personave të akuzuar për rrëmbimin Remzi Hoxhës. Sipasakuzës së prokurorisë,Budion Meçe, IlirKumbaro dhe Arben Sefgjini, në vitin 1995 dyshohen se kanë rrëmbyer Remzi Hoxhënnë afërsi të firmës së tij dhe më pas e kanë transferuar në qytetin e Lezhës. Por pavarësisht se mbi supet e tyre rëndon krimi i ndodhur 13 vjet më parë në Tiranë, askush prej të akuzuarve nuk ka pranuar se ka gisht në zhdukjen e Remzi Hoxhës.Budion Meçe është arrestuar në prill të vitit 2003, me urdhër të prokurorisë,po për të njëjtën akuzë, por lirohet në qershor të vitit 2004, pasi vepra penale për të cilën akuzohej ishte amnistuar në vitin 1997.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›