Amerikanët, biografi Brunit, shpërthejnë polemikat
Autori i Lajmit: Redaksia
Paris – Karlà si Supermeni, heroinë e kartonave. Ideja është e një shtëpie botuese amerikane, e cila është duke përgatitur një biografi për jetën e çiftit presidencial, që pritet të botohet në muajin gusht. Ideja e një shtëpie amerikane që merr përsipër të hedhë në treg një biografi për Brunin është përkufizuar pa shumë komplekse si “Zonja e Parë më e njohur që nga koha e Joséphine, de Beauharnais”, gruas së parë të Napoleonit, perandorit francez dhe mbretëreshës italiane. Por pritja që i kanë bërë mediat është kritike. Biografia është pjesë e një kolane librash dedikuar grave që kanë lënë shenjë në historinë moderne e titulluar “Forca e femrave”. Mes tyre është dhe zonja e Parë amerikane, Mishelë Obama, Lady D apo Hilari Klinton, Sarah Palin dhe Kondoleza Rajs. Karikatura në kopertinën e librit ka për autor David McIntee, autor i serisë televizive “Dr. Kush”. Por një iniciativë e tillë nuk është pritur me entuziazëm në Francë. Gazeta “Libération” i bëri një koment sarkastik: “Për të gjetur Karla Brunin dhe Sarkozinë, - shkruan e përditshmja, - tashmë duhet të kërkosh Kapiten Amerikën dhe Guximtarin”. Për “Libération” nuk ia vlen që mezi të pritet muaji gusht, sepse botimet e “Blueëater” shpesh janë shumë të shëmtuara dhe pa ndonjë interes të madh”. Ajo që nuk kënaqet është ndonjë blog me kopertina e librit, e vlerësuar si joserioze, për të mos përmendur dhe shembullin krahasues me zonjën De Beauharnais, e cila u detyrua të divorcohej nga Napoleoni. Çifti presidencial pritet të marrë pjesë dhe në një film të regjisorit të famshëm Vudy Allen. Pak ditë më parë stafi i Allen konfirmoi pjesëmarrjen në xhirime edhe të Zonjës së Parë të Francës, Karla Bruni-Sarkozi.
Filmi i regjisorit njujorkez do të xhirohet në pjesën më të madhe të tij në Francë dhe mes protagonistëve do të jetë edhe aktorja franceze Marion Cotillard. Xhirimet e filmit do të nisin verën e ardhshme.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2010