E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëtimi sekret me tren, a ndodhet me të vërtetë Kimi në Kinë?

Autori i Lajmit: Redaksia

Lideri i vendit më të paparashikueshëm bërthamor, Koresë së Veriut, e cila është përballë një krize të paprecedentë ekonomike dhe urie, mbërriti në agim të ditës së hënë një vizitën e tij të parë në Kinë prej katër vjetësh. E gjithë bota mësoi për këtë udhëtim kritik, ndërkohë që agjencia e shërbimit sekret koreanojugor tha se kishte vënë re një “tren special” në kufirin me Kinën një natë më parë. Koreanojugorët thanë se me të reporterët nuk ishin lejuar ti afroheshin hekurudhës dhe se një “grup aziatikësh” ishin parë të hynin në një hotel në qytetin e Dalianit. Aspektet e çuditshme të sjelljes së zotit Kim dhe refuzimet e herëpashershme të tij për të udhëtuar me avion, mund të nxijnë akoma më shumë gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet Pheniani. Kina është partneri kryesor tregtar i Koresë së Veriut dhe mendohet se ka ndikimin më të madh mbi shtetin komunist. Vizita e mundshme vjen pas shqetësimeve në rritje ndërkombëtare për Korenë e Veriut. Ajo ka refuzuar tu kthehet bisedimeve gjashtëpalëshe, të cilat synojnë dhënien fund të ambicieve të saj bërthamore. Gjithashtu, tensionet janë shumë të larta me Korenë e Jugut, pas fundosjes akoma të pashpjegueshme të njërës prej luftanijeve së saj muajin e kaluar. Analistët pohojnë se presidenti mund të kërkojë nga Kina ndihmë financiare për shpëtimin e ekonomisë së shtetit të tij, ndërsa si kundërshpërblim do tu kthehej negociatave për çarmatimin bërthamor të Koresë Veriore. Reforma e dështuar ekonomike me valutën ka shkaktuar mungesa të mëdha në ushqime dhe uri në vend. Qindra dhe mijëra njerëz kanë vdekur nga uria në mesin e viteve 1990 dhe Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së thotë se ndihma e tyre do të përfundojë muajin e ardhshëm. Për shkaqet e sipërpërmendura Kim ekzekutoi dhe shefin e ekonomisë në mars si ndëshkim për dështimin e forcimit të valutës së vendit. Qeveritë në të gjithë botën, të lodhura nga testet e shpeshta bërthamore, raketore dhe refuzimet për tiu bindur marrëveshjeve të mëparshme të çarmatimit, tashmë nuk do të japin më kontributin e tyre në programin e ushqimit të OKB-së. Në të njëjtën kohë, dyshimet që pas fundosjes së një anije luftarake koreanojugore me 46 marinarë në bord, janë bërë dhe më të forta nga Seuli. Kina është në një pozicion të vështirë. Pekini nuk do që ta shohë aleatin e saj të shkatërrohet, pasi kjo do të sillte emigrimin e shumë koreanoveriorëve përtej kufijve të saj. Por Pheniani i ka shpërfillur dy herë paralajmërimet e qeverisë kineze për tu dhënë fund testeve bërthamore. Nëse kinezët do të vendosin që të ndihmojnë Kimin, ata do të kërkojnë me siguri diçka në këmbim. Kjo mund të jetë kthimi i Phenianit në bisedimet gjashtëpalëshe të çarmatimit pas një viti. Pekini ka drejtuar këtë takim këto vitet e fundit dhe ka një përgjegjësi më tepër për të bindur Korenë e Veriut. Por kinezët mund të mos kërkojnë asgjë në këmbim. Ndoshta “Lideri i Vdekur” mund të mos jetë fare në Kinë, dhe udhëtimi me tren mund të ketë qenë i ndonjë delegacioni sekret “diplomatik”, qëllimisht për të larguar vëmendjen. Herën e fundit që Kimi vizitoi Kinën në janar 2006, udhëtimi i tij u mësua vetëm pasi ai u kthye në shtëpi. Kështu që duhet të presim...

Lee Myung-Bak: “Pas fundosjes së Cheonan fshihet Pheniani

Seul – Presidenti koreanojugor, Lee Myung Bak, ka premtuar përgjigje “të qartë dhe të vendosur” për fundosjen e luftanijes Cheonan më 26 mars. Ai tha se dyshon që fundosja “është një çështje e rëndë ndërkombëtare që përfshin marrëdhëniet ndërkoreane”. Fundosja e Cheonan ka shkaktuar vdekjen e 46 marinarëve. Hetimet e bëra deri tani sugjerojnë se fundosja është shkaktuar nga një silurë, por asnjë vend nuk është fajësuar për këtë. Komentet e fundit të Lee u bënë drejtpërdrejt në televizion në takimin dyvjetor të 150 gjeneralëve më të lartë të vendit. Kjo ishte hera e parë që presidenti i vendit iu drejtua këtij takimi, raporton BBC.

Ky lajm është publikuar: 05/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›