Kapet atentatori i Times Square: “Veprova i vetëm”
Autori i Lajmit: Redaksia
Nju-Jork – Është arrestuar i dyshuari i atentatit të dështuar në qendër të Nju-Jorkut në Times Square ditën e shtunë. Një burrë me origjinë pakistaneze, por me nënshtetësi amerikane u ndalua në aeroportin “Kennedy”, ndërsa po përpiqej të largohej me një avion drejt Dubait. I dyshuari, Shahzad Faisal, 30 vjeç, jeton në
Konektikat, ndërsa së fundmi ka kaluar disa muaj në Pakistan ku dhe i janë përgjuar disa telefonata ndërkombëtare. Shahzad u ka thënë hetuesve se kishte vepruar i vetëm, sipas burimeve brenda tyre. Por ai kishte konfirmuar gjithashtu se nuk kishte kurrfarë lidhjeje me grupet ekstremiste pakistaneze. 30-vjeçari tha se e kishte blerë makinën që më vonë do ta përdorte si autobombë tip Nissan pa dokumente në internet tri javë më parë për 1300 dollarë. Autoritetet amerikane ushtruan kontrolle dhe në shtëpinë e tij në Bridgeport të Konektikat. Hetuesit arritën tek emri i tij si i dyshuar pas gjurmëve që kishte lënë në celular kur kishte folur me shitësit e makinës. Por ai kishte lënë gjurmë dhe nga postimet e tij elektronike në Youtube një ditë përpara atentatit të dështuar. Faisal ishte personi që shfaqej në videon e një turisti nga Pensilvania, ku ai shfaqet duke u larguar drejt veriut. Ministri amerikan i Drejtësisë, në një konferencë të shkurtër për shtyp tha se “është e qartë që një sulm i tillë terrorist kishte për qëllim vrasjen e qytetarëve të pafajshëm amerikanë”. ”Tani, - shtoi ministri, - hetimet do të shkojnë përpara dhe forcat e policisë dhe sigurisë do të vazhdojnë të ndjekin pista të ndryshme hetimi”. Hetimi vazhdon në shtete të ndryshme. Sipas funksionarëve të administratës Obama, pas komplotit të së shtunës, që ka provokuar evakuimin e sheshit në qendër të Manhatanit, fshihen dhe persona të tjerë.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2010