Amerikanët blejnë 100% INSIG-un
Privatizimi i INSIG u mbyll me surpriza të papritura. Tenderi, i përgatitur për të shitur vetëm aksionet e qeverisë, rezultoi efikas edhe për dy aksionerët e tjerë, BERZH dhe IFC. Edhe pse nuk është zyrtarizuar ende, rezultati paraprak tregon se kompania "American Reserve Life Insurance" do të jetë pronarja e ardhshme e shoqërisë të sigurimeve, INSIG. Më në fund qeveria ia ka arritur qëllimit që të shesë, jo vetëm 61 për qind të aksioneve të saj me një çmim prej 25 milionë eurosh, por edhe pjesën e zotëruar nga BERZH dhe IFC. Në total kompania amerikane ofroi 41 milionë euro, ku 25 milionë i takojnë Ministrisë së Financave, ndërsa pjesa e mbetur dy aksionerëve të tjerë. Oferta e paraqitur nga amerikanët konsiderohet e suksesshme, duke pasur parasysh se qeveria shpresonte për një shumë të paktën 23 milionë euro për 61 për qindëshin. Tenderi është zhvilluar dje në ambientet e Ministrisë së Financave, ndërsa rezultati paraprak është bërë i ditur pasdite. Procesi për shitjen e të vetmes shoqëri sigurimesh ku shteti zotëronte aksione ka nisur (i rishikuar) në janar të vitit 2007 dhe kaloi në disa faza, ku paraqitën interes shumë kompani të huaja si investitorë strategjikë për privatizimin e INSIG-ut. Burime zyrtare nga Ministria e Financave shprehen se në garë kanë marrë pjesë dhjetë kompani, ku fitues u shpallën amerikanët, kompani e krijuar që më 1922. Për sa i takon pjesëmarrjes së kompanive në tenderin e djeshëm, të dhënat duken kontradiktore, pasi më herët ishte njoftuar për një numër prej tetë investitorësh, të parakualifikuar më 10 shtator, ndërsa dje u mësua se në tenderin e hapur ndërkombëtar paskan marrë pjesë edhe dy kompani të tjera.
Procesi
Duke rënë dakord me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim-BERZH -in dhe IFC, të cilat zotërojnë të dyja 39 për qind të aksioneve, procesi u konsultua nga "BNP Paribas", ndërsa me tender të hapur ndërkombëtar u përzgjodh kompania ndërkombëtare KPMG për vlerësimin e çmimit që ofrohej për shitjen e INSIG-ut. Në fund të procesit, ofertën fituese e siguroi kompania amerikane "American Reserve Life Insurance", e cila ofroi një çmim për kompaninë prej 25 milionë eurosh. Kjo vlerë është 2 milionë euro mbi çmimin maksimal të vlerësuar nga KPMG ose 3.5 milionë euro nga çmimi që kishte përcaktuar qeveria. "Ky privatizim konsiderohet shumë i suksesshëm për qeverinë. Ai përbën një konfirmim të ri të besimit për ekonominë shqiptare në kushtet kur në tregun financiar ndërkombëtar ekziston një krizë ekonomike", u shpreh dje zyrtarisht Ministria e Financave. Ndërkaq, përfundimi i procesit të privatizimit të INSIG është në negociatat e fundit teknike me kompaninë fituese. Çmimi i shitjes së INSIG, prej 25 milionë eurosh mund të konsiderohet i diskutueshëm, po të kihet parasysh se niveli i të ardhurave për vitin 2007 rezultoi në masën e 17 milionë eurove. E dhëna i referohet të gjithë paketës, përfshi dhe pjesën e zotëruar nga BERZH dhe IFC, ndërsa qeveria ka shitur dhe asetet që disponon në Kosovë dhe Maqedoni. Pavarësisht analizës së bërë nga KPMG-ja, ku sipas të cilës, "61 për qind e aksioneve të INSIG vlenin 23 milionë euro", të gjitha asetet e kompanisë, duke iu referuar raportit të vitit 2007, vlenin 47 milionë euro. INSIG i ofron të gjitha shërbimet në treg dhe për një kohë të gjatë ka operuar në kushte monopoli. Aktualisht përqindja e saj në treg ka zbritur në nivele jo fort pozitive, duke u renditur e treta ose katërta.