E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Krimi ka ndryshuar forme

Tirane-Kryeprokurorja Ina Rama, kerkoi nga vartesit e saj te jene sa me te afte profesionalisht, ne zbulimin dhe goditjen e krimit ekonomik, pasi kemi te bejme me forma te reja te ketij kriminaliteti. Gjate nje seminari te perbashket te zhvilluar dje me prokurore te Malit te Zi, Rama tha se lufta ndaj krimit kerkon njohuri te thelluara dhe zbatimin e metodave te posacme te hetimit. "Trajnimi i vazhdueshem i pjesetareve te njesive te hetimit, eshte nje arme pa te cilen nuk mund te zhvillohet beteja e nisur. Krimi eshte sofistikuar ne ditet e sotme, vecanerisht ai ekonomik dhe korrupsioni, ate nuk e gjejme me ne format e tij klasike. Ky lloj kriminaliteti shfaqet sot agresiv, i rafinuar, i mireorganizuar, i afte te zhvillohet ne dukje nen petkun e nje aktiviteti te ligjshem", u shpreh kryeprokurorja. Per kete qellim ajo tha se trajnimi dhe profesionalizimi i prokuroreve e oficereve te njesive, eshte jetik. Sipas saj, keto struktura te hetimit, duhet te jene te afta te konstatojne e te zbulojne faktet kriminale te fshehura me mjeshteri nga autoret e krimit, duhet te mbledhin provat e nevojshme dhe te bindin me pas gjykaten ne nje proces gjyqesor per fajesine e tyre. Prokurorja e Pergjithshme, vleresoi ngritjen e struktures se posacme per luften ndaj krimit ekonomik, te quajtur Njesia e Perbashket e Hetimit. "Sigurisht qe ndjekja penale ndaj ketyre veprave penale eshte ushtruar edhe para krijimit te ketyre njesive, por forcimi i bashkepunimit me ndjenje te larte pergjegjesie na ka treguar se ajo tani eshte bere me efikase dhe me e ndjeshme ne luften ndaj ketij krimi", -tha Rama.
Ne fjalen e saj Ina Rama, i kushtoi vemendje edhe perzgjedhjes se anetareve te ketyre njesive. Ajo tha se prokuroret dhe pjesetaret e tjere te njesise, i jane nenshtruar nje procesi kontrolli te personalitetit te tyre. "Personalisht mendoj se ky eshte nje nga elementet baze per funksionimin e kesaj strukture",-tha Rama. Sipas saj, puna qe marrin persiper te kryejne keta prokurore e oficere kerkon ne radhe te pare integritet e profesionalizem, shume pasion e vendosmeri, per te luftuar dhe perballuar te gjitha sfidat qe dalin perpara. Kryeprokurorja vleresoi edhe asistencen e qeverise amerikane, ne drejtim te ngritjen dhe funksionimit te ketyre njesive te hetimit. Ne seminarin e djeshem ishte i pranishem edhe ambasadori amerikan ne Tirane, Xhon Uidhers.
L.Koraqi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›