E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Ne gjyqesor, jo me 2 standarte

Tirane-Pas nje skaneri te veprimtarise se 29 gjykatave te Shkalleve te Para dhe te Dyta ne te gjitha rrethet e vendit, dje Keshilli i Larte i Drejtesise, i drejtuar nga kreu i saj Bamir Topi dhe numri 2, Kreshnik Spahiu, kane zhvilluar analizen 1-vjecare te ketij sistemi. Ne fjalen e tij, nenkryetari i KLD-se Spahiu, si nje nga problemet me shqetesuese ai cilesoi politiken penale te gjykatave. Ai i quajti te papranueshme standartet e dyfishta per rastet analoge te trajtuara nga gjykata e shkalles se pare dhe e apelit. "Kemi konstatuar ne gjykata tona se masat e sigurimit, vleresohen me te renda ne shkalle te pare sesa ne shkalle te dyte te gjykimit, ku situata e te arrestuarit zbutet pasi ka kaluar ca kohe nga buja e ceshtjes. Njerezit kete e konceptojne se te ankohesh ndaj vendimit, do te thote te kesh mundesi te denohesh me pak. Vendimi eshte pjese e pavaresise se gjyqesorit, tha Spahiu, por kur shqetesimi vjen nga vete gjyqesori apo nga organi i akuzes, qe eshte vete pjese e politikes penale te nje shteti, ta ndajme bashkerisht kete shqetesim, eshte minimumi". Nje vend te vecante ne fjalen e tij Spahiu, i kushtoi reformes ne drejtesi. Ne sistemin gjyqesor sot ka 30 gjyqtare me shume ne numrin e pergjithshem(me dekretin respektiv te Presidentit te Republikes) dhe mbi 40 punonjes te administrates gjyqesore ne nivel kombetar me pak. Ndersa ne drejtim te infrastruktures, Spahiu tha se disa gjykata si ajo e Kavajes, apo e Apelit ne Vlore dhe Gjirokaster, ka me shume hapesire dhe me pak gjyqtare, ndersa ka dhe te tjera si Gjykata e Tiranes, apo e Durresit, ku eshte e kunderta. Ne kete drejtim ka vend per investime, tha Spahiu. Duke i bashkangjitur ketij problemi edhe ngarkesen voluminoze te dosjeve, Spahiu tha se ka gjykata qe punojne me eficencen e disa gjykatave bashke, sic jane Shkalla e Pare Tirane, Durres apo Gjykata e Apelit Tirane. Gjate vitit 2009, ai tha se gjykatat kane rritur shpejtesine e gjykimit. Por sipas tij, ka ceshtje te mbartura nga vitet e meparshme qe kane hyre ne 'kurthin ligjor' te pezullimit, apo ne 'kurthin' e rigjykimeve, qe i humbasin kuptimin procesit te rregullt ligjor. Sipas tij, ka gjykime qe nuk ecin per shkak te mungeses, se adresave qe sjellin deshtim te njoftimeve, apo kerkesat per shtyrje te avokateve, apo mosparaqitjet e deshmitareve.
Nje problem i ndjeshem per gjyqtaret ne kete analize, ishte edhe ceshtja e buxhetit. Spahiu tha se shifrat flasin per zvogelim te buxhetit me 50% ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Lushnje, me 30% ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Fier, me 25 % ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Pogradec, me 40% ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Puke. "Kjo eshte nje ceshtje qe reflektohet direkt ne detyren e gjyqtarit", tha Spahiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›