Amerikanët fetojnë Ditën e Presidentit
SHBA - Amerikanët përkujtojnë sot datëlindjen e Presidentit të parë amerikan, George Washington.
Shumica e zyrave dhe godinave qeveritare amerikane janë të mbyllura. Po ashtu të mbyllura janë bankat, tregu i aksioneve në Wall Street dhe Shërbimi Postar, pasi kjo ditë është shpallur festë zyrtare.
Kjo ditë për nder të datëlindjes së presidentit Washington u festua për herë të parë zyrtarisht në vitin 1885.
Ai kishte lindur më 22 shkurt, por Kongresi Amerikan miratoi në vitin 1968 një akt që caktonte zyrtarisht të hënën e tretë të shkurtit si festë zyrtare për nder të presidentit.
Shkurti është muaji në të cilin kanë lindur dy prej presidentëve më të respektuar amerikanë, George Washington në vitin 1732 dhe Abraham Lincoln më 1809.
(er.nu/voa/BalkanWeb)