Eurogrup takim për Greqinë, mesazhe pozitive nga Brukseli
BRUKSEL - Në Bruksel, zhvillohet një takim kyç i Eurogrup për të ardhmen e ekonomisë greke, ku merr pjesë edhe kryeministri Lukas Papadhimos dhe ministri i Financave Venizelos.
"Ne jemi të gatshëm të përfundojmë këtë proces të gjatë për programin e ri”, tha ministri grek i Financave Evangelos Venizelos. "Unë jam optimist, por në çdo rast kemi nevojë për një politikë të qartë të miratuar nga Eurogroup”, tha ai.
Para fillimit të mbledhjes së Eurogroup, Venizelos ka pasur një takim formal me ministrin finlandez të Financave. Siç raportohet në Reuters, Greqia dhe Finlanda nënshkruan një marrëveshje për garancitë e kërkuara nga kjo e fundit, me qëllim që Finlanda të kontribuojë në paketën e dytë të ndihmës për Greqinë.
Ministri i Financave të Holandës votoi në favor të mbikëqyrjes "së përhershme" të Greqisë nga ana e BE dhe FMN për të kontrolluar përparimin në zbatimin e reformave dhe masave shtrënguese. "Unë favorizoj një prani të përhershme të Trojkës në Athinë" vuri në dukje ministri hollandez, i cili shtoi se “Greqia duhet të përmbushë plotësisht kërkesat e partnerëve evropianë, që Eurogroup të miratojë një paketë të dytë stimuluese”.
Ministri francez i Financave, Francois Baroin tha se “janë të gjitha arsyet për të arritur një marrëveshje, në mënyrë që Greqia mund të shmangë falimentimin muajin e ardhshëm”. "Këtë qëndrim do të mbroj në takimin e sotëm, si ministër i financave", tha Baroin duke folur për radion Europe 1.
Edhe ministri gjerman i financave, Wolfgang Schauble u paraqit optimist se sot Eurogrup "do të vendosë për një program tërësor", duke konsideruar të sigurt se edhe parlamenti gjerman do ta miratojë paketën për Greqinë. Schauble u shpreh kundër miratimit të ndihmës me pjesë, duke pretenduar se një "miratimi gradual" i fondeve nuk do të ketë asnjë kuptim, dhe tha se Eurogroup do të vendosë të hënën për gjithë programin. Ai siguroi se Eurozona nuk ka përcaktuar kushte të reja për ndihmën, por është e nevojshme që Greqia të japë "garanci të mjaftueshme se do të zbatojë ato për të cilat është rënë dakord, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve".
Ministrja austriake e Financave, Maria Fekter është shprehur se "nuk do të lejojmë largimin e Greqisë nga Eurozona, por as nuk do ta lemë atë në mëshirë të fatit brenda saj.”
"Paketa e dytë e ndihmës në Greqi do të ketë një ndikim pozitiv në të gjitha vendet e dobëta të Eurozonës" , tha sot në Bruksel Amadeu Altafaj, zëdhënësi i Komisionerit për Ekonominë, Oli Rehn.
Drejtoresha e FMN, Christine Lagarde ka shprehur besimin se Greqia ka bërë përpjekje të konsiderueshme. Zonja Lagarde tha se Greqia duhet të vazhdojë punën e saj, duke shtuar se FMN-ja do ta bëjë pjesën e punës që i takon.
Sipas raportit të qëndrueshmërisë të përgatitur nga FMN-ja dhe drafti do të diskutohet në Eurogroup, borxhi i qeverisë greke pritet të arrijë në 129 për qind të PBB-së deri në vitin 2020, në krahasim me 120 % që ishte parashikuar në marrëveshjen origjinale.
Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Gajtner tha se SHBA duhet të inkurajojë Fondin Monetar Ndërkombëtar të mbështesë marrëveshjen për reformat ekonomike greke, duke përshëndetur marrëveshjen e arritur mes liderëve grekë politike. "Është një paketë shumë të fuqishme dhe shumë e vështirë, e cila meriton mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar dhe FMN-së," tha zoti Gajtner në një deklaratë. "SHBA do të inkurajojë FMN për të mbështetur këtë marrëveshje", siguroi ai.
Kreu i Eurogroup Jean-Claude Juncker deklaroi se ndihma për Greqinë nga kreditorët publikë në paketën e dytë të shpëtimit nuk mund të kalojë 130 miliardë euro. "Ne kemi nevojë për të diskutuar përmasat e përgjithshme të programit të dytë, sepse nuk mund të kapërcejmë 130 miliard euro, vuri në dukje Juncker, duke shtuar se "sot mund të arrijmë në konkluzione përfundimtare".
Lidhje te tjera Londra ka gati një plan evakuimi të britanikëve nga Greqia Venizelos: Greqia i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara