Bode: Projekti i Jugut do vazhdoje edhe nese Banka Boterore terhiqet

Tiranë, 27 shkurt, 12:22, NOA – Projekti turistik në zonën e Jugut do të vazhdojë edhe nëse Banka Botërore mund të vendosë të tërhiqet prej tij.
Kjo pasi, Banka Botërore nuk është i vetmi institucion që e financon atë.
Një fakt të tillë e ka deklaruar gjatë një konference për shtyp, ministri i Financiave, Ridvan Bode.
Sipas tij, projekti i Jales ka për të vazhduar edhe me paratë e qeverisë shqiptare, si edhe ato të donatorëve të tjerë.
Ministri pohoi se nga pala shqiptare është kërkuar ballafaqim i fakteve me Bordin e Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore.
“Do i kërkojmë Bankës Botërore të shprehet për kredinë”, tha Bode. Duke shtuar se “
në këtë projekt ka edhe donatorë të tjerë dhe nëse Banka Botërore kundërshton, projektin do e vazhdojmë me paratë tona”.
n.e/NOA