Prapaskenat e protestave të opozitës
27/02/2009 LSI-ja si PD-ja e 2004-s. Risjell moton “Nano, ik” në variantin “Berisha, ik”
Manifestimet në Gërdec, sheshin “Skënderbej”, “Nënë Tereza” dhe sheshi para Kryeministrisë
Shqiptarët përballën sërish me kërkesën e ardhur nga drejtuesit politikë për largimin e kreut të ekzekutivit. E përsëritur disa herë në kohë të ndryshme dhe për kryeministra të ndryshëm, kësaj radhe një kërkesë e tillë vjen për kreun e mazhorancës aktuale Sali Berisha. E në fakt duhet theksuar se nuk është hera e parë që opozita parlamentare kërkon largimin e Kryeministrit Berisha. Aktualisht është Lëvizja Socialiste për Integrim ajo që ka paralajmëruar protesta në të gjithë vendin me qëllimin e vetëm ndërgjegjësimin e opinionit publik për largimin e Kryeministrit Berisha. Në rastin konkret, një largim i tillë, sipas lidershipit të kësaj partie, duhet të ndodhë me votë të dielën e 28 qershorit, dita kur sovrani do t’u drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tij në legjislativ. Nga ana tjetër, drejtuesit e kësaj partie kanë preferuar të përzgjedhin si thirrje për largimin e Kryeministrit Berisha pikërisht parullën e përdorur prej këtij të fundit për paraardhësin e tij, ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. “Nano, ik!” ishte thirrja e hershme e opozitës së asaj kohe me në krye Sali Berishën. Ndërkohë po një thirrje të tillë e përdorur dikur nga viti 2004 risillet sërish dhe kësaj radhe: “Berisha, ik”. LSI-ja ka paralajmëruar protesta në të gjithë vendin pikërisht nën këtë moto. Ndërkohë, për ta bërë sa më prezente keqqeverisjen dhe domosdoshmërinë e largimit të saj, opozita parlamentare ka paralajmëruar nisjen protestën e parë pikërisht më 15 mars për të përkujtuar në këtë mënyrë dhe tragjedinë e Gërdecit. Ndryshe nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila do t’i shtrijë protestat e saj në të gjithë vendin, Partia Socialiste do të mjaftohet vetëm me marshimin e 15 marsit, të cilin do ta nisë në kraterin ku ndodhi shpërthimi i kobshëm, për ta zhvendosur në sheshin “Skënderbej” e për ta mbyllur papara Kryeministrisë, duke ia faturuar kështu përgjegjësinë e kësaj tragjedie pikërisht qeverisjes aktuale. “Për 15 marsin që vjen kemi iniciuar një manifestimin të madh qytetar, që do të nisë në kraterin e vullkanit të korrupsionit në Gërdec, për të kujtuar tragjedinë e tmerrshme, dhe do të mbyllet përpara zyrës së Kryeministrit në Tiranë për të kërkuar zbardhjen deri në fund të saj”, - u shpreh kreu i Partisë Socialiste Edi Rama lidhur me këtë çështje. Sikundër është paralajmëruar, PS-ja dhe LSI-ja do t’i zhvillojnë të ndara protestat e tyre, duke përjashtuar njëkohësisht njëra-tjetrën. Kreu i LSI-së Ilir Meta gjatë një konference për shtyp zbardhi detaje mbi mënyrën se si e ka konceptuar organizimin e këtyre protestave. Sipas tij, zgjedhjet e 28 qershorit tashmë janë shansi i shqiptarëve për të hequr nga qeverisja një kryeministër të papërgjegjshëm, që jo vetëm u ka sjellë atyre kaq probleme, por ka nxirë edhe imazhin ndërkombëtar të vendit. “Prandaj, me rastin e 1-vjetorit të tragjedisë së Gërdecit, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, si forca kryesore opozitare në vend prej një viti, si forca e parë që vuri gishtin mbi Sali Berishën si kryeshkaktarin e kësaj tragjedie, si forca që kërkoi një hetim parlamentar për tragjedinë e Gërdecit, që nuk u realizua kurrë për shkak të bashkëpunimit për ta mbuluar tragjedinë dhe shkaktarët e vërtetë të saj, unë ju bëj thirrje jo vetëm anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së, por të gjithë opozitarëve që m 15 mars të gjithë të bashkohemi nën moton: “Berisha, ik!”, pasdite në hapësirën mes sheshit “Nënë Tereza” dhe Kryeministrisë, për të nisur fushatën e largimit të Sali Berishës nga drejtimi i qeverisë së vendit”, - u shpreh Meta sa i takon një çështje të tillë.
Edi Rama
Manifestimi që pritet të organizohet nga Partia Socialiste, do të nisë nga vendi ku ndodhi shpërthimi më 15 mars të vitit të kaluar në Gërdec. “Për 15 marsin që vjen kemi iniciuar një manifestimin të madh qytetar, që do të nisë në kraterin e vullkanit të korrupsionit në Gërdec, për të kujtuar tragjedinë e tmerrshme dhe do të mbyllet përpara zyrës së Kryeministrit në Tiranë për të kërkuar zbardhjen deri në fund të saj”, - u shpreh Rama.
Ilir Meta
Lëvizja Socialiste për Integrim, e ndarë nga Partia Socialiste, do ta nisë manifestimin e saj pasditen e 15 marsit në sheshin “Nënë Tereza”, ku do të kërkojë largimin e Kryeministrit Sali Berisha. “Të gjithë opozitarët më 15 mars të bashkohemi nën moton: ‘Berisha, ik!’ pasdite në hapësirën mes sheshit “Nënë Tereza” dhe Kryeministrisë, për të nisur fushatën e largimit të Sali Berishës nga drejtimi i qeverisë së vendit”, - ishte thirrja e lëshuar nga Meta.
Motoja e LSI-së
“Berisha, ik!” është motoja e përzgjedhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim lidhur me protestën e thirrur prej saj më 15 mars. Por kjo thirrje e përafërt në formë është lëshuar më parë nga PD-ja, që aty nga viti 2004 kërkoi pikërisht largimin e kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano. “Nano, ik” ishte parulla kryesore e tubimeve të asaj kohe, të cilat kishin si qëllim largimin nga pushteti të së majtës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Qëndrimi për Veliajn
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim reagoi ashpër ndaj akuzave të lëshuara në adresë të tij nga kryetari i “G-99”-s, Erion Veliaj. Ky i fundit nga Elbasani nuk kurseu dozat e forta kritike dhe akuzuese ndaj Metës. Por kryetari i LSI-së paralajmëroi se për këtë qëndrim Veliaj do të përgjigjet në gjykatë. “Për të gjitha ato shpifje ordinere përgjigjen do ta marrë në pokurori dhe në gykatë, në mënyrë që të edukohet me shtetin ligjor, që duhen ta respektojnë të gjithë”, - vuri në dukje Meta gjatë fjalës së tij.