Besmir Boshnjaku, esktradohet nga Shqiperia drejt SHBA

Tiranë, 27 shkurt, 12:00, NOA – Eshtë kryer në mëngjesin e sotëm ekstradimi nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës i Besmir Boshnjakut.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë për agjencinë e Lajmeve NOA, 23-vjeçari nga Shkodra ka qenë subjekt i një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Distriktit të Neë York dy vjet më parë, akuzuar për veprën penale të “Transportimit të automjeteve të vjedhura”.
Ai u arrestuar në SHBA më 11.07.2007 dhe është liruar me garanci pasurore.
Por ai nuk është paraqitur në seancën gjyqësore të radhës dhe gjykata e mësipërme lëshoi ndaj tij urdhrin e arrestit për veprën penale të “Shkeljes së ligjit federal mbi garancinë pasurore”.
Sipas verifikimeve të kryera nga autoritetet policore amerikane, rezultoi se ai ishte larguar nga SHBA në drejtim të Athinës dhe më pas në Shqipëri, duke u shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëashington.
”Pas marrjes së informacioneve të mësipërme dhe Urdhërit të Arrestit Ndërkombëtar, bazuar në “Traktatin dypalësh të Ekstradimit midis Shqipërisë dhe SHBA” dhe në nenin 493/1, të Kodit të Procedurës Penale, ai është ndaluar nga Gjykata e Shkodrës. Ekstradimi është miratuar më pas nga Ministria e Drejtësisë”, thuhet në deklaratën e Policisë për këtë çështje.
n.e/NOA