Berisha: Do dyfishojmë investimet për rrugët

Kryeministri Berisha vijon turin e inagurimeve të veprave të kryera me fondet e qeverisë. Ndalesa e tij e radhë ishte rrethi i Lushnjes, ku i pritur nga mijëra banorë inaguroi përfundimin e aksit rugor Krutje-Fier Shegan. Teksa inaguronte përfundimin e rrugës prej 13 km të përfunduar 3 muaj para afatit, kryeministri Berisha ka shprehur bindjen e tij për fitimin e një mandati tjetër qeverisës. "Do të dyfishojmë investimet në mandatin e ardhshëm' u premtoi Berisha banorëve të Lushnjes. Ndërsa vetëm pak muaj larg zgjedhjeve të 28 qershorit, kryeministri ka thumbuar edhe kreun e PS, Edi Rama duke thënë se do të jetë PD-ja ajo që do të çojë vullnetarët e tij në NATO dhe Bashkimin Europian.