E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet konkursi për alternativat

27/02/2009  Tekstet shkollore

Inicion gara e përzgjedhjes së teksteve mësimore për vitin e ardhshëm shkollor 2009–2010. Ministria e Arsimit ka publikuar dje afatet që shtëpitë botuese duhet të plotësojnë për dorëzimin e alternativave të tyre. Për këtë ftohen të gjitha shtëpitë botuese të paraqesin variantet e tyre të teksteve që janë në përdorim me një dhe dy alternativa, si dhe për titujt e teksteve të pabotuar deri tani për të marrë pjesë në tregun konkurrues. “Secili nga botuesit e interesuar mund të marrë pranë sekretarisë së komisionit të miratimit të teksteve në MASH paketën informuese “Altertekstit 2009”, me hollësitë e nevojshme për kushtet dhe kërkesat për të aplikuar. Dorëzimi i teksteve te reja do të bëhet në Ministrinë e Arsimit nga data 20 deri në 27 prill 2009”, - thuhet nga kjo e fundit. Përjashtohen nga konkurrimi tekstet mësimore të certifikuara që janë në përdorim me tri dhe më shumë alternativa. Për këto të fundit Ministria do të rilidhë kontratat me botuesit përkatës pas korrigjimit të vërejtjeve që komisioni i miratimit të teksteve do të ketë për tekste të veçanta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›