E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma, Europa League vlen 14 mln euro

Përfitimet

Roma kërkon të shkojë sa më larg në Europa League, pasi vazhdimi i aventurës cilësohet si mjaft i rëndësishëm për ekonominë e klubit. Formula e re e Kupës UEFA nuk shërben vetëm për prestigj, por sjell edhe shumë të ardhura. Kjo është arsyeja përse kualifikimi përballë grekëve të Panathinaikosit është kërkuar me ngulm nga drejtuesit e klubit. Sipas një studimi të krerëve verdhekuq, triumfi në Europa League do të sillte 14 milionë euro përfitime. Gjysma e shifrës jepet nga UEFA në formën e shpërblimeve, ndërsa pjesa tjetër nga e drejta televizive dhe shitja e biletave. Në edicionin aktual, 135 milionë euro do të ndahen nga klubet pjesëmarrëse, në bazë të rezultateve që do të arrihen.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›