E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano, është edhe Juve në garë për të marrë brazilianin

Rikthimi

Ishte në Itali dhe vuante në mënyrë nostalgjike mungesën e Brazilit të tij dhe tani që është në shtëpinë e tij, te Flamengo, ëndërron rikthimin në Europë, mundësisht në kampionatin italian. Akoma më mirë nëse skuadra e përfolur është një e madhe, e cila mund të konkurrojë Interin, që ka e pritur të rikthehet. Italia është në mendimet e tij dhe Milani dhe Roma janë skuadrat më insistuese. Por tani del në pah një pistë sigurisht e papritur. Tashmë në pah ka dalë Juventusi, që do ta bënte edhe më pikant derbin e Italisë. Adriano thërret dhe apeli i tij nuk bie në hapësirë boshe dhe tashmë dëgjohet edhe nga Juve. Një ide, një tentativë, një zgjidhje për t’u marrë parasysh. Dhe në fakt të premten e kaluar Renzo Kastanjini, shefi i vëzhguesve të bardhezinjve, është nisur drejt Afrikës së Jugut. Misioni zyrtar është i orientuar në merkaton e talenteve mes Brazilit, Argjentinës e Uruguait për të filluar ndërtimin e Juves së të ardhmes. Por do të jetë edhe rasti për të parë veprat e Perandorit. Për të kuptuar se ai mund të jetë njeriu i duhur për të qenë pasuesi i Trezegues. Për të kuptuar se sa mirë e ka kaluar kurën te Flamengo (më shumë se sa transferimi i tij para largimit te San Paulo, ku ishte dhënë në formë huazimi para se të prishte marrëdhënien me Interin), se sulmuesi kishte prekur fundi moral. Ndërsa numrat e Flamengos flasin për një lojtar të rigjeneruar: me 19 gola ka qenë deciziv për fitimin e kampionatit në 2009 dhe sezoni i ri është hapur nën diktatin e tij. Prandaj nuk është ai rasti, që Perandori të flasë gjithnjë e më shumë si një lider, edhe në prag të ndeshjes së Kupës Libertadores kundër kilenëve të Universidad Katolika të Santiagos. “Prezenca e tifozëve është gjithnjë shumë e rëndësishme”, ka thënë në përfundim Adriano.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›