Amerikanët shpallin100 filmat më të mirë të historisë
30/05/2005 Dy nga kritikët e revistës së mirënjohur amerikane "Time" kënë përpiluar një listë, në të cilën, sipas tyre, përfshihen 100 filmat më të mirë të krijuar në historinë botërore të filmit. Lista përfshin nga "Kazablanka" te "Bota e Nemos".
Një listë me filmat më të mëdhenj të krijuar në historinë e kinemasë botërore, ku të bie në sy fakti që nuk përfshihen kryevepra e Francis Ford Coppola "Apocalypse Now" dhe "Death on kit", një film i shkëlqyer i Alfred Hitchcock. Shumë nga fansat e kinematografisë janë befasuar dhe e kanë quajtuar këtë një herezi. Vetëm pak ditë më parë, me një mënyrë tepër provokuese, që synonte elektrizimin e klasifikimeve tradicionale, revista e mirënjohur amerikane "Time", ka publikuar listën e vet të filmave më të mirë të historisë, natyrisht duke e lënë të hapur debatin. Dy kritikë e saj të kinemasë, Richard Schickel dhe Richard Corliss, kanë përpiluar listën e 100 filmave të tyre të preferuar, listë e cila që nga e djela e kaluar është vendosur edhe në site-in zyrtar të revistës. Natyrisht që dashamirësit dhe fansat e kinemasë mund të gjejnë në këtë listë kryeveprat kalsike si "Lorenci i Arabisë", "Casablanca" dhe "Citizen Kane", por edhe përzgjedhje të pabesueshme e të papritura si "Bota e Nemos", "Lufta e yjeve" dhe filmi shokues brazilian "Qyteti i Zotit".
De Niro, pesë herë në listë...
"Nuk jeni dakord? Ky është principi", nënvizon njëri prej kritikëve, Richard Schickel. "Eshtë e mërzitëshme të diskutosh këtë lloj liste, ta debatosh", ka shpejguar ai për "Associated Press". "Nuk besoj se dikush do të thoshte: Urdhëroni, ne kemi nxejrrë 100 filmat më të mirë absolutë, për gjithmonë. Të gjihtë e dimë se gjërat ndryshojnë, njerëzit ndryshojnë, jeta ndryshon..."
Richard Schickel, ndjen keqardhje për disa nga kritikat e tij, ku nuk ka mundur të mbrojë sa duhet filma të mirënjohur, "Bonnie and Clyde", të Arthur Penn, apo që nuk mundi të kuptonte menjëherë se "Chinatown", e Roman Polanski ishte shumë "pranë perfeksionit kinematografik". Regjisori i cili ndeshet më shpesh në këtë listë është Martin Scorsese, me trefilma dhe aktori i tij i preferuar Robert De Niro, bën pjesë në pesë filma. "Pjesa më e madhe e filmave të përfshirë në këtë listë është produkt i një ndjeshmërie unikale, duke e kthyer në një listë kompromisi, pasi ne ishim në një mendje për një film në çdo dy filma... dhe, më pas, gjithçka përfundonte në zënkë", pohon Schikel.
Një film për çdo dekadë
Në edicionin e të hënës së kaluar, të dy kritikët citojnë filmin më të mirë të çdo dekade, që nga fillimet e revistës "Time", si "Metropolis" (1927), "Dodsworth" (1936), "Citizen Kane" (1941), "Të jetosh" (1952), "Persona" (1966), "Chinatown" (1974), "Dekaloge" (1988), "Pulp Fiction" (1994) dhe "Fol me të" (2002). "Eshtë një mënyrë e drejtë për t'u zbavitur", thotë në mënyrë përmbledhëse Schickel. "Të mendosh se kritika është një opinion i thënë nga një qenie superiore, kjo është e pakuptimtë. Ekzistojnë shumë mendime të ndryshme, të cilat, jo rrallë, mund të ndikohen edhe nga fakti se çfarë mund të kesh ngrënë në mëngjesin e asaj dite...", ka thënë sa seriozoisht, aq edhe me humor ai për "Associated Press".