E Hënë, 2 Nëntor 2026

Indonezi, sulmet me sfond terrorist

30/05/2005  Zëvendëspresidenti i Indonezisë, Jusuf Kalla, dy sulmet e djeshme me bombë në qytetin Tentena, i cilësoi si vepër e terroristëve. Në bazë të të dhënave të deritanishme, sulmi i së shtunës nuk ka qenë vepër e grupeve rivale myslimane dhe atyre të krishtera, theksoi Kalla. Si pasojë e shpërthimit të një lënde eksplozive në një treg të qytetit Tentena të banuar nga shumicë e krishterë, gjetën vdekjen 22 vetë dhe rreth 40 të tjerë u plagosën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›