E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shuhet piktori i ëmbëlsisë, por dhe i mizorisë

30/05/2005  Zoran Musik tableau de Zoran Music "Nous ne sommes pas les derniers", 1970

Piktori italo-slloven, vepra e të cilit u "përndoq" nga mizoria dhe makabriteti nazist i kampit të përqendrimit të Dashosë, ku ai u mbyll në vitin 1944, u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare. Vepra e tij, për një kohë të gjatë u "përndoq" nga mizoria dhe makabriteti i nazistëve në kampet e përqendrimit, viktimë e cilave ishte edhe ai vetë. Njoftimi për vdekjen e piktorit është bërë nga Zhan Kler, drejtor i muzeut "Pikaso". Nga piktor i ëmbëlsisë së jetës, pastelit, dritës së artë, ai do të binte pre e tmerrit dhe llahtarit të kujtimve të barbarisë naziste. Zoran Muzik lindi në vitin 1909, në Goricia", pranë kufirit italian dhe Sllovenisë së ditëve tona. Lidhja e tij me pikturën erdhi si rezultat i njohjes me veprat e Klimt dhe të Schiele, fakt që e bindi të regjistrohej menjëherë në Akademinë e Arteve të Bukura të Zagrebit, ku prefesori i tij Babiç i zbuloi artin ekspresionist të Georges Grosz dhe Otto Dix. Në vitin 1935, ai shkon në Madrid dhe Toledo për të studiuar dhe kopjuar veprat e El Grekos, Velaskez e, mbi të gjitha të Gojës, vepra e të cilit do të ndikonte shumë mbi të. Në vitin 1944 ai u internua në kampin e përqendrimi të Dashosë, mizoritë dhe makabritetet që pa dhe ndjeu aty e përndoqën gjatë gjithë periudhës së pasluftës. Në vitin 1995, atij i rezervohet një eksopzitë e jashtëzakonëshme në Francë, një ekspozitë e inaguruar nga presidenti francez i asaj periudhe Fransua Miterand, njëkohëisht edhe miku i tij personal. Një ekspozitë ku u përfshinë 112 piktura dhe 149 vepra në letër, si vizatime, grafika dhe akuarel. Po në atë vit, Muzik i dhuroi koleksioneve publike franceze, një seri të rëndësishme me vepra të tij, të cilat ishin krijuar gjatë periudhës së burgimit në Desho.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›