Festivali Ballkanik i Komedisë, rruga e Sokrat Mihos
30/05/2005 Festivali Ballkanik i Komedisë në qytetin e Korçës, në edicioni e tij të gjashtë, tregoi qartë se ka krijuar fizionominë e tij. Tregoi se ka patur një ecuri shpërthyese, të shoqëruar me oferta pjesëmarrjeje edhe nga trupat teatrore të vendeve jashtë Balkanit, ç’ka do të thotë se e nesërmja e tij, do të jetë e përmasave ndërkombëtare ku, popujt do të flasin me gjuhën ndërkombëtare të skenës, e cila është e aftë të përcjellë të gjitha ndjesitë përmes plastikës së fjalës, të dinamizmit, të të treguarit dhe të të paraqiturit. Por, për të mësuar se si është arritur deri në këtë stad, ne intervistuam Drejtorin e Përgjithshëm të Festivalit z. Dhimitër Orgocka, tashmë, kur festivali ndodhet në pragpërfundimin e tij.
-Si lindi ideja e krijimi të Festivalit Ballkanik të Komedisë në Korçë?
-Teatri i Korçës, në traditën e vet ka patur një qëndrim mjaft të përcaktuar, lidhur me llojin e spektakleve që do të vinte në skenë. Ndodhi kështu, sepse këtu ka punuar themeluesi i regjisurës jo vetëm korçare, por edhe asaj shqiptare, Sokrat Miho. Ai kishte kryer studimet në Francë dhe solli që andej kulturën franceze, e cila, në themelin e vet ka artin e të paraqiturit, të të treguarit, por që kërkon domosdoshmërisht, jo vetëm plastikën e fjalës, por edhe plastikën fizike, kërkesa profesionale këto, veçanërisht në trajtimin e komedisë. Miho, solli Molierin, ç’ka do të thotë komedinë klasike, e cila kërkonte aktorë të përgatitur. Fatmirësisht, Korça ka patur aktorë me vokal të bukur, e domosdoshme për komedinë, ashtu siç është domosdoshmëri në plastikën e ndërtimit të mizanskenave, të dinamizmit të madh. Kjo traditë e Mihos, u përqafua edhe nga teatri, i cili e ka patur gjithmonë në repertorin e tij. Gjithsesi, ne do të kishim parasysh që krahas dramave të kishim edhe komedi. Nëse do të vinim në skenë “Otellon”, do të kishim në skenë edhe Molierin, Arpagonin, Tartufin. Kërkesat tona na shtynë të lidheshim me dramaturgët tanë. I kërkuam Ruzhdi Pulahës të shkruante edhe komedi, siç është “Zonja nga qyteti” apo “Shoqja nga fshati”. I kërkuam Teodor Laços të njëjtën gjë dhe ai, krahas dramave siç është “Qyteti i të akuzuarve” solli dhe komeditë: “Shtëpia në rrugicë”, “Shi në plazh”, etj. E thënë më qartë: në repertorin tonë, këmbëngulnim që të kishim edhe komedi. Kjo traditë solli lindjen e Festivalit Ballkanik të Komedisë.
-Cila është ecuria e këtij festivali?
-Nisi si një vijë uji që kërkon të hapë udhën e vet për t’u bërë rrëke dhe më pas, të ngjasonte me një lumë. Në fillim u ftua një trupë teatrore, pastaj dy apo tre të tilla, kryesisht ishin shqiptare. Kur u shfaq “rrëkeja”, ne nisëm seleksionimin, lindi nevoja të shihnim pjesët. Shpesh, nuk kishim mundësi financare për të shkuar në Maqedoni, Bullgari, Rumani apo gjetkë. I shihnim pjesët nëpërmjet fotografive, thjeshtë si material, ose përmes kasetave. Tashmë, ky festival i është larguar amatorizmit, shfaqjeve të sjella në mënyrë momentale. Me trupat pjesëmarrëse kemi krijuar lidhje të forta si me Bitolan, me Teatrin Dramatik të Shkupit, por edhe me Teatrin Shqiptar të Shkupit, me teatrin grek, rumun, bullgar, etj. Për herë të parë, futëm në këtë festival edhe Teatrin Kombëtar të Serbisë. Kjo do të thotë se rrezja e këtij festivali po zgjerohet gjithnjë e më shumë.
-Në kohën e teatrit modern, e keni të vështirë të përzgjidhni?
-Arti është kompleks. Ndryshe nga veprat klasike të cilat janë më të përcaktuara, më të profilizuara, tashmë ndeshemi hera-herës me shkrirje të zhanreve. Nganjëherë qeshet më shumë në një dramë dhe qahet në komedi, ashtu siç ndodhi me komedinë e prezantuar nga Teatri i Serbisë. Kjo do të thotë se tashmë, veprat bashkëkohore nuk janë shumë të pastra në zhanrin e vet. Këtë gjë e gjejmë edhe tek Ruzhdi Pulaha, i cili brenda dramës shkrin edhe komedinë, hera-herës edhe tragjedinë e gjen të shkrirë brenda komikes dhe satirës. Megjithatë, konkurimi, çmimet që jepen për fituesit, i bën pjesëmarrësit të hyjnë në garë për të fituar, ç’ka i detyron të paraqiten me pjesët më të mira. Ndërkohë, na duhet të bëjmë edhe një politikë teatrore. Ne, nuk mund të linim jashtë trupën shqiptare të Shkupit edhe pse sapo është krjuar, edhe pse e dinim që nuk do të paraqitej në nivelin e kërkesave të festivalit tonë. Nuk mund të linim jashë, as trupën e Prishtinës. Këto trupa kanë nevojë për ballafaqim dhe përvojë dhe mbi të gjitha, janë shqiptare.
-Ku konsiston reflektimi i teatrit shqiptar, përballë prurjeve të reja regjisoriale?
-Festivali Ballkanik i Komedisë, ka një rëndësi të veçantë për vetë regjisorët e trupave teatrore, veçanërisht tek risitë regjisoriale. Është vënë re se, ne jemi pak të ndrojtur, jemi të kursyer në anën eksperimentale të këndit të vështrimit. Më shumë mbetemi tek teatri klasik. Jo se ky nuk duhet të ekzistojë, por në këndet e shikimit, duhet kërkuar më shumë për të gjetur në aspektin fluturues, frymëzues, etj.