E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bush: Nderim për të rënët!

30/05/2005  Zoti Bush, u kërkoi të gjithë amerikanëve që në Ditën e të Rënëve, t’i kushtojnë një moment nderimit të atyre që kanë bërë sakrificën sublime për Shtetet e Bashkuara. "Qytetarët tanë jetojnë në liri, sepse patriotët janë gati të shërbejnë dhe të sakrifikohen për lirinë tonë", tha ai. Sot, Presidenti Bush, do të vizitojë Varrezën Kombëtare të Arlingtonit, për të nderuar ata që kanë bërë sakrificën sublime. Më shumë se 260 mijë vetë janë varrosur atje, përfshirë veteranë nga të gjithë luftrat ku ka marrë pjesë Amerika, që nga Revolucioni Amerikan i vitit 1776, e deri në konfliktet e tanishme në Irak e Afganistan. Zoti Bush tha se është gjithashtu e rëndësishme për amerikanët që të kujtojnë trupat që po shërbejnë aktualisht në vendin e tyre. "Sot një brez i ri amerikanësh po bën sakrificën e vet për paqen dhe lirinë dhe disa kanë dhënë jetën". Më shumë se 1 mijë e 600 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën në Irak dhe afër 200 në Afganistan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›