E Hënë, 2 Nëntor 2026

Anan njihet me situatën në Darfur

30/05/2005  Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, gjatë një vizite në rajonin e krizës Darfur në Perëndim të Sudanit, është njohur nga afër me situatën. Anan, e vlerësoi si të papranueshme gjendjen në këtë vend. Refugjatët në kampin Kalma, ku jetojnë mbi 100.000 njerëz, e njoftuan Ananin, se ata konfrontohen me sulm dhe përdhunime të vazhdueshme prej milicëve arabë dhe ushtarëve qeveritarë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së vlerësoi si pozitive punën e trupës paqësor etë Unionit Afrikan dhe kërkoi zgjatjen e mandatit të saj për mbrojtjen e popullsisë. Ministri i jashtëm i Sudanit Mustafa Osman Ismail, vuri në dukje, se qeveria është e gatshme që t´i japë më shumë kompetenca Unionit Afrikan. Përvec kësaj në qershor do të fillojnë bisedimet paqësore me rebelët. Në Jug të Sudanit si pasojë e terrorit të ushtruar mbi popullsinë civile nga milicët arabë të afërt me qeverinë, që prej shkurtit 2003 kanë humbur jetën 300.000 vetë dhe kanë braktisur vendbanimet afro 2,4 milionë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›