Amerikanët transit nëpër Rusi

Nga Express më 26 shkurt 2011 në ora 18:22
Dhoma e Ulët e Parlamentit rus ka ratifikuar marrëveshjen, me të cilën lejon trupat e Shteteve të Bashkuara të kalojnë transit nëpër territorin e Rusisë për operacionet ushtarake në Afganistan.
Zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Riabkov, tha se traktati ndihmon për të përmirësuar lidhjet me SHBA-në dhe NATO-n, si dhe mbron interesat e Moskës në fusha të tjera.
Rusia ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme me Gjermaninë, Francën dhe Spanjën.