E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi, e jo Ramushi e bëri Pacollin president

Nga Express më 26 shkurt 2011 në ora 19:19

Nënkryetari i parë i AAK-së Blerim Shala, ka sqaruar edhe njëherë deklaratat e ambasadorit amerikan Christopher Dell, i cili përgjegjës për zgjedhjen e Pacollit president e ka bërë Ramush Haradinajn. Shala thotë se kjo nuk qëndron sepse këtë përgjegjësi sipas tij, e mban partitë qe janë marr vesh përkatësisht PDK-AKR.

“Mendoj se objektivisht përgjegjësia për zgjedhjen e zotit Pacolli president të Kosovës u bie partive, të cilat kanë vendosur të bëjnë koalicionin, pra PDK-së së zotit Thaçi dhe AKR-së së zotit Pacolli.

Ata kanë vendosur në këtë mënyrë. Ne nuk kemi, siç thuhet në gjuhën popullore, as hak as hile në këtë proces. Është e vërtetë që mbase edhe ne kemi mundur të jemi pjesë e koalicionit qeverisës, por si aleancë, në instancat tona vendimmarrëse, në kryesinë e partisë, në këshillin drejtues, kemi vendosur ta respektojmë parimin tonë. Origjina e së keqes politike në Kosovë lidhet me Qeverinë PDK-LDK, së cilës i ka prirë zoti Thaçi”, ka thënë Shala për Radion Evropa e Lirë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›