Amerikanët vendosen në veri
Në kuadër të ndërrimit normal e të planifikuar të trupave të KFOR-it të vendosura në kampin "Nothing Hill", në Komunën e Leposaviqit, kompania mbështetëse nga Task Forca Shumëkombëshe-Jug, e përbërë prej gjermanëve dhe austriakëve, do të zëvendësohet me pjesëtarë të Task Forcës Shumëkombëshe-Lindje, e komanduar prej amerikanëve.
Në një komunikatë për media të lëshuar nga Qendra për Informim e KFOR-it për rajonin e Mitrovicës, thuhet se kombësitë e ndryshme do të realizojnë në mënyrë të përbashkët misionet të cilat mundësojnë ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt. "Rotacioni i rregullt i njësiteve kontribuon në realizimin e operacioneve në mënyrë më të lehtë dhe më efikase".
Duke iu falënderuar këtij koncepti, KFOR-i thotë se forcat e tyre kanë lirinë e manovrimit dhe pa i humbur njohuritë operacionale, ato janë në gjendje që të praktikojnë metodat e njëjta të operimit në lokalitete të ndryshme.