E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Xhaxhai ekzorcist nuk e donte Man.Junajtid"

Për një prift-ekzorcist duhet të jetë një goditje shumë e rëndë që nipi të luajë me "Djallin". E njëjta gjë ka ndodhur me Dimitar Berbatov: xhaxhai i sulmuesit të Mançester Junajtid, tentoi ta bindte lojtarin që të mos i bashkohej skuadrës së Ferguson. "Xhaxhai im është një ekzorcist, një njeri që largon djajtë nga njerëzit. Atij nuk i pëlqente emri ‘Red Devils‘, i ekipit tim të ri. Gjithsesi, bullgarët janë të çmendur pas futbollit dhe tani që luaj me Junajtid, kisha e tij mbushet plotë me njerëz", tha Berbatov.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›