Xhordan në "Hall of Fame": Askush si unë
Majkëll Xhordan, i cili cilësohet nga të gjithë si basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, tashmë është bërë pjesë e "Hall of Fame" (Salla e Yjeve) të këtij sporti. Së bashku me të, në Olimpin e top-koshit hynë edhe dy ish-yje të NBA-së, Devid Robinson e Xhon Stokton. Xhordan, fitues i gjashtë titujve kampion me Çikago Bulls dhe pesë herë "Lojtari më i Mirë" i NBA-së, tha: "Thonë që jam më i miri i të gjitha kohërave. Nuk jam i sigurt për këtë, por mund të them se nuk do të ekzistojë një tjetër si unë".