E Diel, 1 Nëntor 2026

Toti thërret Luka Tonin te Roma

Kapiteni i Romës, Françesko Toti, ka shfrytëzuar mediat për t‘i bërë thirrje sulmuesit të Bajernit të Mynihut, Luka Toni, që t‘i bashkohet klubit të kryeqytetit italian. "Afro 20 ditë më parë i kam telefonuar Lukës dhe i kërkova që të bëhej pjesë e verdhekuqve", tha fantazisti. "Nuk është ndonjë çudi. Në vitet e kaluara kam bërë të njëjtën gjë me Ibrahimoviç, Mutu, Bufon, Kanavaron, Xhilardinon dhe Pizarron. Nuk po drejtoj merkaton, por vetëm kërkoj lojtarë të fortë, që mund t‘i shërbejnë Romës".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›