E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerikanët votojnë në zgjedhjet historike

Autori i Lajmit: red.
Amerikanët votojnë për Presidentin e ri në fund të fushatës më të gjatë, më të shtrenjtë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Republikani Xhon Mekejn po përpiqet të sfidojë sondazhet që parashikojnë humbje për të, ndërsa demokrati Barak Obama konkurron për t u bërë presidenti i parë me ngjyrë i vendit. Të dy rivalët janë kthyer në shtetet e tyre të Arizonës dhe Ilinoisit për të votuar dhe për të pritur rezultatet e votimit. Në votimet e para të ditës, Obama fitoi me 15 % të votave ndaj 6 % në qytetin Diksvill Notch, Nju Hampshir. Qyteti, që ka një traditë 60 vjeçare si qyteti i parë ku votohet, i hapi qendrat e votimit në mesnatë dhe pjesëmarrja në votim ishte 100 %. Është hera e parë që qyteti votoi për një demokrat që nga viti 1968. Jashtë qendrave të votimit në Nju Jork dhe në rajone të tjera të bregdetin lindor ku qendrat e votimit u hapën në orën gjashtë të mëngjesit me orën lokale. Rreth 130 milionë amerikanë priten të hedhin votën dhe pjesëmarrja në votim pritet të jetë më e madhja në zgjedhjet në vend që nga viti 1960, thotë redaktori i BBC-së për Amerikën Veriore Xhastin Ueb. Një numër rekord prej 27 milionë vetësh kanë votuar deri të shtunën në mbrëmje.
Thirrjet e fundit
Mekejn e vazhdoi fushatën deri në ditën e zgjedhjeve me një fjalim që mbajti herët në mëngjes në Preskot, Arizona. Ai u premtoi mbështetësve se ai dhe kandidatja e tij për zvendëspresidente, Sarah Palin, do të ndryshonin gjërat në Uashington. Ai u bëri thirrje votuesve të tij që të dilnin e të votonin. Në mitingun e tij të fundit të fushatës në periferi të Uashingtonit, Obama doli para një turme prej 100 mijë vetësh. Personi që po kandidon për t u bërë presidenti i parë afrikano-amerikan i SHBA-së, foli për unitet kombëtar pak kilometra larg fushëbetejës së parë të Luftës Civile Amerikane. Në një fjalim, ai u tha mbështetësve të tij se udhëtimi i gjatë deri në ditën e zgjedhjeve kishte qenë për të një përvojë e pasur dhe që e kishte bërë më të thjeshtë.
Ngushëllime
Më herët gjatë ditës, Obama tha se gjyshja e tij, Madlin Durnham, që e kishte rritur, kishte vdekur në Haëai. Në një deklaratë të përbashkët me motrën e tij nga nëna, Obama tha se ata i detyroheshin shumë asaj. Në një aktivitet në Karolinën veriore, Obama, foli me emocion për gjyshen. Senatori Mekejn dhe bashkëshortja e tij nëpërmjet një deklarate për shtyp i ofruan ngushëllimet më të thella Obamës dhe familjes.
Sondazhet e fundit
Sondazhi i fundit i zgjedhjeve i Rojters/C-SPAN/Zogby i botuar të martën, arrin në përfundimin se votuesit e mundshëm favorizojnë Obamën para Mekejn me 11 pikë, 54 me 43 %. Sondazhe të tjera sugjerojnë se Obama po e shton avantazhin mbi rivalin e tij deri me 13 pikë. Por korrespondenti i BBC-së në Uashington, Xhejms Comarasami, thotë se ndërsa Obama ka udhëhequr në mënyrë të vazhdueshme gjatë javëve të fundit, ka një seri faktorësh që mund t i venë në rrezik parashikimet e sondazheve. Mes tyre, thotë ai, janë roli që ngjyra e lëkurës së senatorit të Illinoisit mund të luajë tek synimet e votuesve, fakti nëse votuesit e sdaporegjistruar do të dalin apo jo për të votuar dhe efekti Palin-nëse kandidatja e Mekejn për zëvendspresidente i ka shtuar energjitë apo i ka bërë kundër tij republikanët.
Shtetet e betejës
Të hënën të dy kandidatët bënë fushatë në shtetet ku rezultati i zgjedhjeve pritet të jetë i afërt. Sondazhet sugjerojnë se Obama udhëheq në të gjitha shtetet ku fitoi në 2004-ën, kandidati i pasuksesshëm demokrat, Xhon Kerri. Fitorja në to do t i jepte Obamës 251 nga 270 votat e Kolegjit Zgjedhor që duhen për të fituar Shtëpinë e Bardhë. Ai kryeson ose është barabartë me Mekejn në disa shtete të tjera, gjë që do të thotë se ka disa rrugë drejt fitores. Për këtë arsye, rezultatet në Florida, Indiana, Misuri, Karolinë e Veriut, Virgjinia, Pensilvania, Nevada dhe Ohaio pritet të kenë rëndësi kyçe në rezultatin përfundimtar. Sipas sistemit të Kolegjit Zgjedhor, shteteve iu jepen vota në bazë të numrit të popullsisë. Sipas këtij kriteri, numrin më të madh të votave e ka Florida.
Ky lajm është publikuar: 05/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›