Sejdiu: “Po realizohet ëndrra e Rugovës”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe ai i Shqipërisë, Bamir Topi, inspektuan punimet e autostradës Durrës – Kukës - Morinë. Dy presidentët vlerësuan se me përfundimin e punimeve të këtij “projekti gjigant” Shqipëria dhe Kosova do të jenë shumë afër. Presidenti Sejdiu tha se projekti është “Realizim i ëndrrës së ish-presidentit kosovar Ibrahim Rugova”. Sejdiu dhe Topi udhëtuan në drejtim të rrethit të Mirditës. Përpara se të inspektonin nga afër punimet në aksin Rrëshen - Kalimash, pjesë e autostradës Durrës – Kukës - Morinë, krerët e dy shteteve zhvilluan një takim me banorët e komunës Rreps të rrethit të Mirditës. Më pas, të shoqëruar nga pushtetarë lokalë, gazetarë, punëtorë të firmës “Bechtel”, dy presidentët vëzhguan nga afër punimet e “projektit gjigant”, siç e cilësuan ata, madje lanë përshtypjet e tyre në librin e shënimeve. Nga një podium i improvizuar në urën numër 2 të kësaj autostrade, dy presidentët dhanë konferencën e tyre të përbashkët për shtyp. Presidenti shqiptar, Bamir Topi, përshëndeti firmën për ritmet e shpejta të punës me të cilat po ndërtohet ky aks dhe e cilësoi si një ndër sukseset më të mëdha të qeverisë shqiptare. Kreu i Shtetit shqiptar theksoi se ndërtimi i kësaj autostrade jo vetëm do të lidhë Shqipërinë dhe Kosovën, por dhe më shumë. “Kjo rrugë nuk do të lidhë vetëm Kosovën me Shqipërinë, por gjithashtu do të ndikojë në zhvillimin e fshatrave dhe të qyteteve ku kalon ky aks rrugor. Pa dyshim, është pjesë e asaj që e kemi konsideruar ëndërr shqiptare, të cilën e shikojmë çdo ditë që po realizohet dhe shumë shpejt do të kemi një rrugë të përfunduar, një rrugë që do të lidhë jo vetëm Shqipërinë me Kosovën, por një rrugë që do të japë mundësi të jashtëzakonshme zhvillimi e komunikimi, në radhë të parë komunikimi njerëzor, komunikimi në botën e biznesit. Kjo rrugë do t i japë pse jo gjithë kësaj zone një zhvillim të paparë, një zonë që dikur ka qenë e harruar, e braktisur. Por unë besoj që kjo rrugë do të japë bukuri edhe më shumë, do t i japë kuptim këtij peizazhi të mrekullueshëm. Kjo është rruga që ne kemi ëndërruar sikurse thashë, kjo është rruga që e kemi ëndërruar së bashku, është një ëndërr e përbashkët e realizuar, është gjëja më e mirë që ne po përjetojmë. Shumë breza e kanë ëndërruar këtë rrugë, fatkeqësisht një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk ia kanë arritur kësaj dite, kështu që jemi me fat, por më me fat do të jenë brezat që do të vijnë, të cilët do të kenë mundësinë të ndihen shumë afër me njëri-tjetrin. Kemi qenë me zemër, me mendje, me shpirt, shumë afër, por sot jemi realisht edhe fizikisht, jemi shumë, shumë afër për të realizuar ato ëndrra të mëdha që kemi pasur, dhe ashtu sikurse e thamë edhe dje së bashku, - për të cilën bien dakord sot edhe personalitetet më të rëndësishme të botës - Shqipëria dhe Kosova sot janë kontribuese të paqes në rajon. Jam i bindur që do të jenë pjesë e padiskutueshme e ëndrrës euroatlantike, ëndërr që realizohet edhe nëpërmjet realizimit të kësaj vepre, e cila përpara se të jetë vepër e madhe inxhinierike me një teknologji të përparuar, është vepër e shpirtit të të gjithë shqiptarëve”, - përfundoi presidenti Bamir Topi. Nga ana e tij, Presidenti kosovar e cilësoi realizimin e këtij projekti si “Realizim i ëndrrës së ish-presidentit kosovar Ibrahim Rugova”. “Kjo rrugë do të afrojë më shumë Kosovën me Shqipërinë. Durrësi, Tirana, Shkodra dhe e gjithë Shqipëria do të jetë më afër Kosovës. Është vërtet një ditë me emocione të veçanta edhe për mua, edhe për delegacionin e Republikës së Kosovës, që të jemi këtu dhe të shohim këtë ecje dhe këtë qasje kaq aktive, që kjo rrugë të përfundojë sa më parë. Rruga ka qenë dhe mbetet arterie e rëndësishme e një trungu, e një jete. Prandaj ajo që është dhënë si ide, kohë më parë, bëhet realitet në këtë kohë me një përkushtim tepër të përgjegjshëm të qeverisë shqiptare dhe besoj po në të njëjtën kohë, një përkushtim që do ta ketë edhe qeveria e Kosovës, që rruga Durrës-Prishtinë do të jetë e kryer për një kohë optimale dhe jashtëzakonisht të shkurtër. Për ne është me shumë rëndësi që njerëzit do të vijnë nga Prishtina dhe qytetet e tjera në Kosovë, ta kenë Durrësin, ta kenë Tiranën, ta kenë Shkodrën dhe qytetet e tjera shumë më afër, dhe kjo rrugë do ta mundësojë. Prandaj do të dëshiroja që me këtë rast të përkujtoj edhe një herë gjithë këtë punë të madhe që është bërë, të përkujtoj idenë që Presidenti Rugova e pat thënë që në fillim të viteve 90, që duhet të ketë një veprim të koordinuar energjik të përbashkët për ta parë këtë rrugë të kryer, që lidh Kosovën dhe Shqipërinë, dhe që lidh dy vendet edhe në qarkullimin apo në ecjen drejt Evropës. Ju faleminderit edhe një herë për punët e mëdha që janë bërë”, - theksoi më tej presidenti Sejdiu.
Presidenti kosovar Sejdiu shpallet “Qytetar Nderi” i Shkodrës
Këshilli Bashkiak i qytetit të Shkodrës nderoi me titullin “Qytetar Nderi”, Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Ky titull iu akordua presidentit të Kosovës me një ceremoni festive në mjediset e Bashkisë së Shkodrës. Kryetari i Këshillit Bashkiak, Lohja, theksoi se Presidentit të Kosovës i jepet titulli i lartë “Qytetar Nderi i Shkodrës” me motivacionin “Për vlerat e spikatura intelektuale e patriotike, për rolin dhe kontributin historik në Shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, për ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve, për merita të veçanta në vendosjen dhe ruajtjen e Paqes në Rajon”. Pas dorëzimit të titullit nga kryetari i Bashkisë, Lorenc Luka, presidentit Sejdiu falënderoi për nderimin që iu bë nga qyteti i Shkodrës dhe përmendi vlerat kulturore dhe arsimore të krijuara në këtë qytet, historinë dhe legjendat e saj.
Bechtel: “Brenda nëntorit përfundon ura me e lartë e segmentit”
Nëpërnjet një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga firma “Bechtel”, mësohet se aktualisht për ndërtimin e autostradës Durrës – Kukës - Morinë janë angazhuar mbi 3700 punonjës, të cilët po punojnë në 27 ura. 8 ura tashmë kanë përfunduar dhe po shfrytëzohen nga mjetet e kompanisë për të lehtësuar trafikun në akset që lidhin komunat përreth. Janë ndërtuar bazamentet dhe këmbët mbajtëse për 15 ura të tjera. Administratorët e firmës “Bechtel” deklaruan se brenda nëntorit do të përfundojë ura më e lartë në segmentin e tretë, në krahun verior të tunelit. Deri tani nga dy impiante prodhimi janë prodhuar 435 trarë ndër ta 258 prej tyre janë instaluar. Janë kryer 26.935.005 metra kub, apo 89 % e gërmimeve, pa përfshirë tunelin dhe 10.264.673 metra kub mbushje. Në të njëjtën kohë, një firmë tjetër po punon në të dy hyrjet e tunelit veri dhe jug, paralelisht. Deri më 31 tetor, progresi total i punuar në të dy galeritë është 7.771 km, ose 71 % e punës.
Ky lajm është publikuar: 05/11/2008