E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: “Qëndrimi i Berishës shpërblim për ndryshuesit e Kushtetutës”

Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste fajëson opozitën për qëndrimin e mbajtur nga Kryeministri Sali Berisha lidhur me çështjen e biznesmenit serbo-boshanjak, Damir Fazliç. Sipas saj, sjellja e Berishës është shpërblim për ata që ndryshuan Kushtetutën. “Mendoj se fakti që Berisha i lutet opozitës për mocion mosbesimi është shpërblimi më i mirë që i jep asaj pjesë të opozitës, e cila e ndryshoi Kushtetutën siç donte Berisha, edhe për mocionin e mosbesimit. Dhe tani Berisha e di shumë mirë, që nuk duhen më 71 vota, për ta hequr atë nga Parlamenti, por duhen 2 herë nga 71 vota, gjë që e kuptoni që është teorikisht e pamundur”, - tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Ky lajm është publikuar: 05/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›