“Berisha, ndotje akustike për shqiptarët”
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Lëvizjes G 99, Erion Veliaj, reagon pas mocionit për debat të zhvilluar dje në Kuvend. Sipas Veliajt, Berisha, i trembur nga e vërteta dhe i vendosur nën akuzë nga i gjithë publiku shqiptar, zgjodhi që, në vend që t u përgjigjej qytetarëve të tij në lidhje me aferat korruptive, vazhdoi fjalimet e pafundme si në kohën e qëmotit me ato që dëgjonim në plenume, ku kriter ishte sa mund t i lodhje anëtarët e Byrosë me fjalime disaorëshe, dhe jo thelbi i argumenteve dhe pyetjeve që populli shqiptar i ngriti të pandehurit Sali Berisha. “Ajo që ndodhi dje ishte prova e qartë që Kryeministri dhe njerëzit e tij nuk kanë asnjë mbrojtje për veprimet e tyre, kjo është e vetmja mënyrë që Berisha nuk i përmendi as emrin personit për të cilin u organizua mocioni i debatit dhe nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje që u ngrit me rastin e mocionit”, - vlerësoi Veliaj. Ai shtoi se për t iu përgjigjur ndotjes akustike të Kryeministrit, edhe G 99 ka disa pyetje lidhur me aktivitetin e Fazliçit në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të 2005. Veliaj ka reaguar dhe kundër Metës. “Shqetësimi ynë tjetër vjen në lidhje me një tjetër ndotje akustike dje, këtë radhë jo nga një kryeministër, por nga një ish-kryeministër. Ajo që ne duam t u kërkojmë shqiptarëve është që këto 18 vjet nuk i trashëguam problemet nga hiçi, por pikërisht nga këta ish-kryeministra dhe që sot Shqipëria ka shumë më shumë probleme reale sesa interesat e ngushta politike të një force”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 05/11/2008