E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki Mun viziton rajonin e krizës në Kongo

Autori i Lajmit: red.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun thotë se është gati të udhëtojë në Republikën Demokratike të Kongos këtë fundjavë për të takuar udhëheqësit politikë atje. Mun tha se presidenti kongolez, Xhozef Kabila dhe homologu i tij në Ruandën fqinje, Paul Kagame kanë shprehur vullnetin për ta takuar. Ai tha gjithashtu se kishte caktuar ish-presidentin nigerian, Olusegun Obasanjo, si një të ngarkuar special për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës. Më herët ministri i jashtëm francez, Bernard Kushner tha se forca paqeruajtëse e OKB-së në lindje të Kongos kishte nevojë për rregulla të ndryshme angazhimi për të qenë në gjendje që të mbrojë njerëzit e zhvendosur nga konflikti. Kushner tha se forca e OKB-së do të ishte më e madhe dhe e përbërë nga ushtarë që të kishin leje për të luftuar. Punonjësit humanitarë në zonat e kontrolluara nga rebelët po përpiqen të lokalizojnë dhe ndihmojnë dhjetra mijëra vetë të shpërngulur nga konfilkti mes qeverisë dhe forcave rebele. Autokolona e parë e OKB-së që transportonte pajisje mjeksore mbërriti në këto zona ditën e hënë. Duke folur në Kombet e Bashkuara, Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki Mun e ka mirëpritur fillimin e lëvizjes së ndihmave dhe tha se kishte ardhur koha që luftimet të ndaleshin. “Konflikti përgjatë Ruandës dhe kufirit kongolez ka zgjatur tej mase. Ne kemi nevojë për paqe dhe për t i dhënë fund luftimeve, në mënyrë që rajoni të gëzojë stabilitet dhe prosperitet. Me armëpushimin në fuqi, unë kam mobilizuar agjencitë e ndihmës që ato të japin asistencë. Është themelore që atyre t u krijohen lehtësira lëvizjesh për tek popullsia në nevojë”, - tha Ban Ki Mun.
Ky lajm është publikuar: 05/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›