E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikani Sorenson drejton UNMIK-un

Nga Express më 01 korrik 2011 në ora 13:20

Amerikani Robert E. Sorenson është caktuar në krye të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë - UNMIK, raporton Info Globi, duke u mbështetur në burime të saj nga selia e Kombeve të Bashkuara në New York.

Sorensen ka punuar në UNMIK që nga viti 2009, kur ka marrë postin e numrit një të shërbimit të administratës dhe të personelit.

Në të kaluarën ai ka qenë diplomat i angazhuar me punë në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Gjatë viteve 2003 - 2004, Robert E. Sorensen ka qenë zëvendës i shefit Zyrës së atëhershme Ndërlidhëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Sorenson ka bërë master në Naval War College, në fushën e studimeve nacionale të sigurisë, kurse masterin e dytë e ka në Universitetin e Kolumbias, në fushën e shkencave politike.

Sorenson është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Sorensen vjen në këtë detyrë në vend të italianit Lamberto Zannieri.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›