Hetemaj zyrtarisht në Chievo

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 20:06
Përparim Hetemaj edhe zyrtarisht është transferuar në Chievo. Klubi i deritashëm i kosovarit, Brescia, ka njoftuar se i ka shitur klubit veronez gjysmën e kartonit të reprezentuesit finlandez.
Futbollsisti me prejardhje nga Skenderaj, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Chievon, me të cilin klub do të ketë rastin që sërish të luaj në Serie A.
Për kosovarin, që shkëlqeu sezonin e kalaur në Serie A, interesim kishin shprehur edhe Roma, Lazio, Palermo e Fiorentina.