Rusia kërcënon Gjeorgjinë: Nuk duhet të hyjë në NATO
Moska ka kërcënuar se do të përdorë forcën ndaj ish Republikës së saj Gjeorgjisë pasi ky shtet tashmë kërkon të hyjë në NATO. Burime të agjencisë Reuters bëjnë të ditur se kjo forcë do të argumentohej me mbrojtjen e shtetasve "rusë" në Abkhazinë dhe Osetinë jugore nëse ata sulmoheshin nga forcat Gjeorgjiane. Forcat Abkhaziane bënë të njohur se forcat Gjeorgjiane po lëviznin de facto në kufijtë e provincës së Kondorit ku janë përqëndruar forcat rebele ndaj qeverisë Gjeorgjiane.
Moska ka argumentuar se hyrja e Gjeorgjisë në NATO dhe njohja e Kosovës nga shtetet perëndimorë do të nxiste separatistët e Gjeorgjisë për të arritur kërkesat e tyre. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSCE), bëri të ditur të premte se do të dërgonte një delegat special në Gjeorgji për të monitoruar gjendjen ekrijuar .