E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amësia të bën të fortë

Nga Express më 14 korrik 2011 në ora 19:59

Katie Holmes nuk e kishte kuptuar fuqinë e brendshme të një gruaje derisa ishte bërë nënë. Aktorja 32-vjeçare – e cila ka një vajzë katërvjeçare me aktorin Tom Cruise – ishte “befasuar” me thellësinë e ndjenjave të saj kur për herë të parë ishte bërë nënë.

“Mendoj se një forcë e jashtëzakonshme paraqitet pasi të bëheni prind, një gjë që nuk e keni parë, një dashuri e jashtëzakonshme që nuk e keni derisa ta shihni fëmijën në duart tuaja”, tha ajo. “Të gjithë këto gjëra janë një befasi dhe këto befasi janë më të mirat”.

Aktorja e filmit “Don’t Be Afraid of the Dark” beson se të jesh nënë është depërtimi në ndjenjat e fëmijës, ku Katie thotë se ajo vëren çdo ndryshim që ndodh te Suri, madje edhe mërzitjen e saj.

“Secili fëmijë në rrezik do të thotë diçka të ndryshme për mua, sepse jam nënë dhe i kuptoj”, tha ajo. “Ju jeni në alarm dhe e dini se fëmija juaj nuk është mirë kur qan. Pra, të qenit nënë, ju bën më të mprehtë. Kur jeni fëmijë, mund t’i ndryshoni gjërat ndryshe. Është një ndjenjë që ju bën të gjallë dhe të fortë”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›