E Diel, 1 Nëntor 2026

Ami Uinhaus, probleme me drogën qëkur i vdiq gjyshja



Varësia nga droga për Ami Uinhaus e ka një emër dhe një mbiemër. Mësohet se artistja është e varur nga droga që në momentet kur gjyshja e saj e dashur u zhduk, në vitin 2006. Sinthia, kryefamiljarja, gjyshja e Amit u sëmur me kancer në gji dhe e keqja e treti brenda fare pak kohësh. Të gjitha këto i ka pohuar ish-menaxheri i këngëtares. Nik Goduin, i cili nënvizon faktin se gjyshja ishte e vetmja që mund të mblidhte Amin. “Ami gjithmonë e ka pasur të shenjtë fjalën e gjyshes Sinthia” –shton ai duke vijuar më tej se “Gjyshja ishte e aftë që ta bënte Amin të ulej me këmbë mbi tokë dhe të arsyetonte. Kurse për prindërit ajo nuk pyet fare...”.

Britni Spirs kthehet sërish që të buzëqeshë

Askush nuk e shikonte të qeshur ish-mbretëreshën e Popit, që prej kohësh qëndronte nga hallet dhe probemet vetëm me buzët e varura. Por nuk ka ndodhur kështu ditët e fundit. Britni është parë e qeshur në kulm teksa shëtiste rrugëve të Hollivudit. Paparacët tashmë e kanë kapur në celuloid Britnin e lumtur dhe të çlirët. Ylli i Popit ka vuajtur shumë këtë vit duke nisur që nga problemet me të shoqin, gjyqi për fëmijët, problemet me drogën, alkoolin, etj. Tashmë duket se edhe për të janë rikthyer ditët e mira. Madje edhe shumë propozime në horizont. Mes tyre më interesantja mund të ishte ajo e Kuentin Tarantinos, i cii i ka propozuar Spirsit një vend protagonist në filmin e ardhshëm.

Xhuia Roberts: “Dua edhe një fëmijë tjetër!”

Aktorja e njohur Xhulia Roberts dhe bashkëshorti i saj Deni Moder kanë aktualisht tri fëmijë. Binjakët Fienus dhe Hazel janë në moshën 3-vjeçare, kurse Henri i vogël është vetëm një vit.
Por për çiftin mesa duket tri fëmijë janë pak! Sipas disa burimeve të mirëinformuara pranë aktores Xhulia Roberts, ajo dhe burri i saj Deni, kanë ndërmend që të bëjnë edhe një tjetër fëmijë. Madje janë hedhur në veprim për ta zënë brumin. Disa miq të protagonistes të “Pretty Woman” kanë treguar për një të përjavshme amerikane se Xhulia dhe i shoqi i saj po kërkojnë që të bëjnë një bebe të katërt, pse jo, një vajzë. Xhulia këto kohë është e impenjuar tërësisht me promocionin e filmit më të fundit ku aktorja merr pjesë, “Duplicity”. Ajo shpreson ta zërë beben që këtë verë.

Xhenifer Aniston: “Tani e kam radhën unë!”

Revista “Ok!” ka dhënë një lajm bombastik. Sipas disa miqve të saj, Xhenifer Aniston, pas lindjes së binjakëve të ish-burrit të saj, Bred Pit ka deklaruar: “Tani e kam radhën unë”. Kështu është përhapur lajmi i dasmës së aktores me të fejuarin e saj të ri, Xhon Majer. Të dy kanë bërë një udhëtim nëpër vende të ndryshme të botës. Është thënë madje se aktorja simpatike e “Friends” së shpejti do të nxjerrë në dritë një fëmijë. Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë për Anistonin, e cila qëkur u nda nga Pit nuk ka gjetur rehati shpirtërore. Por për fat të keq të dyja lajmet e botuara janë përgënjeshtruar nga një zëdhënës i Anistonit, i cili ka sqaruar që aktorja nuk ka në plan asnjë martesë dhe nuk është absolutisht shtatzënë.

12 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›