E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kiapini: “Më pëlqen të bëj seks në ujë!”



Vendi ideal për të bërë dashuri? Barbara Kiapini nuk ka asnjë dyshim, për të është deti! Në ujë shovvgirl-i italiane mendon se është shumë më intriguse të bësh dashuri dhe të lëshosh veten pas pasionit, ndjenjave, fantazisë dhe lojërave erotike. Edhe avioni do të ishte një vend joshësh për Kiapinin që të kryente seks, por ajo ka frikë nga fluturimet. Ajo rrëfen në intervistën e dhënë për “Tgcom” se njëherë ka bërë dashuri në ashensor, njëherë tjetër poshtë një semafori... Gjithashtu, Barbara tregon edhe për kalendarin e saj të ardhshëm...

Prej pak kohësh nuk keni qenë shumë e pranishme publikisht. Ku ishit “fshehur”?

Jam marrë me teatrin, punoj me një shoqen time dhe jemi në rrugën e duhur me komeditë dhe përgatitjen e skenave.

Pra nuk do t’iu shohim më me pozat seksi nëpër kalendare?

Në fakt jam duke e shqyrtuar mirë si ide. E kam seriozisht. Kam bërë pak pushim me kalendarët që më ’03 – ’04, por besoj se për 2009-n do t’iu bëj një surprizë të gjithë fansave të mi.

Mos ndoshta të ka penguar xhelozia e të dashurit?

(Qesh) Jo. Me të dashurin tim, Karlon kam një raport shumë të qetë dhe merremi vesh mirë në përgjithësi. Pastaj ai është 30 vjet dhe merret me spote publicitare, kjo e bën që të jetë më i hapur, më i qeshur dhe pa komplekse. Më ka bërë të tijën që me shikimin e parë, kur ndodheshim përballë të dy, poshtë një semafori.

“Goditje rrufeje”?

Më shumë se të gjithë të tjerat, fajin e ka pasur e kuqja. Ajo u ndez në semafor dhe na ndali përballë njëri-tjetrit. Unë isha në makinë me tre mikesha të miat, ndërkohë që ai hidhte e priste, bënte shaka me djemtë në makinën përballë. Na ngacmoi pak e pastaj na kërkoi nëse donim të shkonim për të pirë diçka. Kur zbrita nga makina më njohu kush isha dhe nisi të më gjuante. Që atëherë nuk jemi ndarë më kurrë.

Çfarë përdori që arriti të të bënte për vete?

U tregua shumë i shkathët dhe diti të më bëjë që të jem e qeshur. Herën e parë që ma rrëmbeu një takim ia arriti kësaj duke sajuar një gënjeshtër. Më tha se po kalonte rastësisht te shtëpia ime, ndërkohë që kishte pritur aty prej orësh të tëra derisa unë të kthehesha. Ishti viti 2003 dhe ndodhesha në një moment të vështirë sa i takon fushës sentimentale.

E ke fjalën për lidhjen me Fabio Fluko-n?

Për Fabion ishte një dashuri e madhe. Tashmë ai është fejuar me Kristina Kiaboton, një femër e vendosur, grishëse dhe tepër më e pjekur sesa mosha e saj. Mendoj që ajo është gruaja e duhur për të.

Pse u prish lidhja juaj?

Nuk ishim gati. Asokohe ai bënte modelin dhe ishte në hapat e parë të karrierës në botën e spektaklit. Ishte viti 2002. Gjithë kohës ne lëviznim secili për punët e veta dhe unë isha tepër e paqëndrueshme atë periudhë sa i takon fushës së ndjenjave.

Po tani si je?

Me Karlon ndryshon puna. Jam më e pjekur, mes nesh ka një mirëkuptim të pazakontë, si në aspektin mendor, ashtu edhe në atë fizik. Pasioni ka arritur deri në atë pikë sa njëherë, gati sa nuk u kapëm nga fqinjët tanë duke bërë seks në ashensor. Do të kishte shkuar tamam si skenë filmi, megjithatë na eci fati dhe nuk na zuri njeri. Ai ka shumë vitalitet dhe sëbashku arrijmë të zhvillojmë çdo fantazi tonën seksuale. Megjithatë ende kam disa ëndrra të “ndaluara”, siç do të ishte ta bëjmë njëherë në ujë ose në avion... Në fakt nga fluturimet kam tmerr.

“Carramba che fortuna!”, Rafaea Kara rikthehet në Raiuno

Rafaela Kara ka deklaruar gjatë një intervistë të dhënë kohët e fundit se do të rikthehet në mënyrë të bujshme me emisionin e saj të hershëm te Raiuno, “Carramba”... Ajo thotë se është shumë e afeksionuar ndaj botës së spektaklit e televizionit, e sidomos, emisionit të saj, të cilin nuk do që ta braktisë. Dhe dita e madhe e rikthimit për Rafaelën do të jetë 17 shtatori i këtij viti. “Është një program nga i cili kam shumë ndikime dhe kujtime. Nuk ndahem dot prej tij. Më ka ndryshuar brenda dhe më ka bërë të përjetoj emcione të pabesueshme”. Programi do të jetë i lidhur me lotarinë, por me më tepër gjetje, spektakël dhe çmime. Ky emision do të quhet “Carramba che fortuna!” Rafaela do të ketë edhe 40 djem që do ta shoqërojnë.
Përgatiti: Petrika GROSI

12 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›