E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnesty International: Në 2008-n u dënuan me vdekje 2390 persona



Vitin e kaluar janë ekzekutuar në të gjithë botën të paktën 2390 njerëz. Kjo është shifra zyrtare që deklaron organizata “Amnesty International” për masën e dënimit me vdekje, e cila është zbatuar në 25 vende të botës. “Republika Popullore e Kinës është e përgjegjshme për më shumë së 70 për qind të të gjitha ekzekutimeve”, - ka bërë të ditur organizata e njohur botërore për të drejtat e njeriut. Ndërkaq, ajo deklaron se në Europë, vetëm në Bjellorusi vazhdon të zbatohet dënimi me vdekje si masë ekstreme e ndëshkimit për veprat e rënda të kryera nga personat.

24 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›