E Diel, 1 Nëntor 2026

Skotland Yard në ndihmë të policisë greke



Policia greke ka kërkuar ndihmën e policisë britanike për forcimin e masave kundër dhunës dhe terrorit që ka muaj që trondit Athinën dhe qytete të tjera greke. Një grup specialistësh të Scotland Yard ndodhen në Athinë për trajnimin e policisë greke. Ata i sugjeruan sektorit të antiterrorit vendosjen e 3 mijë kamerave vëzhguese në kryeqytetin helen dhe vendosjen e një aparati përgjimi që kontrollon telefonat dhe sms-të. Greqia është cilësuar së fundmi nga Interpoli si një vend tranzit për eksponentët e terrorizmit islamik, në veçanti pas arrestimit të një lideri të Al Kaedës.

24 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›