Skela: “Hungaria, një provë e madhe e Kombëtares”
Fantazisti bën autokritikë: “Të mos përsërisim gabimet e Maltës”. Ervini kundër hungarezëve do të luajë ndeshjen e tij të 60-të si kuqezi
Dash Frashëri
Shqipëria A nisi dje zyrtarisht, në drejtimin e trajnerit Ari Han, përgatitjet për ndeshjen ndërkombëtare kundër Hungarisë (28 mars 2009, në “Qemal Stafa”). Në dispozicion të holandezit, si në seancën e paradites në stadiumin “Besa” të Kavajës, ashtu dhe në atë të pasdites në “Niko Dovana” të Durrësit, të 23 lojtarët e thirrur për dy sfidat e radhës të kualifikueseve të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”. Fantazisti Ervin Skela, kundër Hungarisë do të festojë ndeshjen e tij të 60-të me Kombëtaren shqiptare, duke qenë kështu lojtari i dytë me më shumë ndeshje pas Altin Lalës (70) në grupin e lojtarëve aktualë. Mesfushori 32-vjeçar i Energi Kotbusit në Bundesligën gjermane, gjatë një interviste për televizionin prestigjioz “Vizion Plus”, pohoi se ende i djeg barazimi i bardhë kundër Maltës, por që prodhoi, sipas tij, edhe efekte pozitive.
“TË MOS PËRSËRISIM GABIMET”
“Të gjithë lojtarët dhe tifozët jemi shumë të zhgënjyer nga ajo ndeshje shumë e dobët. Megjithatë, do të thosha se nga ajo ndeshje kemi mësuar shumë gjëra. E pamë edhe njëherë se ne, nëse nuk do të jemi të gjithë bashkë, nuk do të prezantohemi si një grup i vetëm, do të kemi probleme me çdo skuadër në Europë. Shpresoj të mos i përsërisim gabimet”, - tha Ervin Skela, i cili në mungesë të Altin Lalës e Lorik Canës (të dy të dëmtuar), ishte kapiteni i Shqipërisë në takimin kundër Maltës. “Dua ta ritheksoj edhe njëherë se ato gabime që ndodhën me Maltën, të mos i përsërisim. Hungaria është një tjetër provë, për të bindur publikun tonë se ne dimë të luajmë mirë përballë skuadrave të mëdha dhe se nuk do të përsëritet më, sidomos pjesa e dytë që bëmë kundër Maltës”.
“NJË PROVË E MADHE”
“Të gjithë e dimë se ndeshja kundër Hungarisë është shumë e rëndësishme. Duhet të përpiqemi ta marrim këtë ndeshje me shumë seriozitet. Ta përgatisim me durim. Brenda 90 minutave lojë mund të ndodhin shumë gjëra. Megjithatë, ne jemi të përgatitur që kësaj sfide t’i dalim në ballë”, - theksoi Skela, i cili përcolli në një farë mënyre edhe frymën që ekziston brenda grupit.
Pas Hungarisë, një kundërshtar që pranohet nga të gjithë si i barabartë me ne, Shqipërisë i duhet të përballet sërish me gjithë kundërshtarët e mëdhenj të grupit 1: Danimarkën (2 herë, Tiranë e Kopenhagen), Portugalinë (Tiranë), Suedinë (Stokholm).
“KYÇI I ELIMINATOREVE”
Hungaria është i vetmi ekip që i ka shkaktuar Shqipërisë humbjen e vetme në pesë ndeshjet e para të luajtura për eliminatoret e Botërorit. “Hungaria është shansi i madh për ne, por dhe ndaj skuadrave të tjera të mëdha ne kemi treguar se dimë të luajmë si të barabartë. Edhe atëherë kur kemi deklaruar se kundërshtari është më i fortë ose emri është më i madh, kemi marrë pikë kundër Suedisë (0-0) e Portugalisë (0-0). Ndeshja kundër Hungarisë është për mua kyçi i eliminatoreve”.
“NGA MINUTA E PAR˔
Shqipëria, gjatë pesë ndeshjeve të para ka zhvilluar dy ndeshje të mëdha kundër Suedisë e Portugalisë dhe dy ndeshje nën mesatare kundër Hungarisë (në Budapest) dhe Maltës (në La Valeta), duke dëshmuar se kundër skuadrave që konsiderohen si të barabarta nuk arrin të shfaqë plotësisht karakterin e lojës së saj. “Kundër Hungarisë në Budapest pjesën e parë ishim jo të barabartë, por unë do të thosha se ne ishim shumë më mirë se kundërshtari. Nëse do të kalojmë edhe njëherë tjetër momentet e asaj ndeshjeje, në qoftë se ajo shtyllë (e Skelës) e goditur, do të realizohej gol e ne do të ishim në avantazh, atëherë të jeni të bindur se Hungaria do ta kishte të vështirë për ta kthyer ndeshjen. Tani, për ndeshjen e kthimit në Tiranë, duhet ta përgatisim mirë takimin nga minuta e parë. Duhet të punojmë gjatë gjithë javës për këtë. Jam i bindur se trajneri (Han) do të gjejë motivimin e duhur për të gjithë lojtarët. Ne jemi lojtarë profesionistë dhe duhet ta dimë se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të gjithë publikun shqiptar”, - tha Skela, i cili ka një përvojë të gjatë ndërkombëtare si kuqezi, por dhe lojtar i 9 ekipeve të huaja, tetë në Bundesligë e një në Itali (Ascoli).
“TË JEMI TË DASHURUAR ME GOLIN”
Holandezi 60-vjeçar Ari Han dha një sinjal të qartë se “Malta” i ka djegur shumë dhe se nuk pyet më për emra e senatorë, teksa kërkon me çdo kusht golin kundër Hungarisë. Vetëm 3 të tillë në 450 minuta lojë (të tre në fitoren 3-0 kundër Maltës) tregojnë varfërinë e ofensivës kuqezi, edhe pse jemi përballur me ekipe të tilla si Portugalia e Suedia. Sulmi është reparti që “çalon” më shumë se kushdo tjetër, pasi mbrojtja jonë ka pësuar vetëm 2 gola në pesë takime. Tri ndeshje pa gol: kundër Hungarisë (0-2), Portugalisë (0-0) e Maltës (0-0). Nëse nuk shënon, nuk mund të fitosh dot kurrë ndeshjen. Në takimet e fundit ne kemi pasur probleme, pavarësisht se rastet për gol kanë qenë. Mendimi im është se ne duhet të jemi më shumë të dashuruar me golin. Sulmuesi duhet të jetë me ‘inatin’: do të futem në fushë dhe duhet të realizoj patjetër një gol. Shpresoj që këtë herë të ndodhe ndryshe”, - theksoi Skela, i cili ka realizuar për herë të fundit me Shqipërinë, në barazimin 1-1 në miqësoren kundër Azerbajxhanit në Baku.
24 Mars 2009