Anëtarësimi në NATO, ministri Oketa viziton Portugalinë
Ministri portugez i Mbrojtjes ka deklaruar gjatë një takimi me homologun e tij shqiptar Gazmend Oketa në Lisbonë se, “duke pranuar Shqipërinë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, ne do të kemi më shumë NATO në Ballkan”. Kreu i Mbrojtjes portugeze, Teixeira, është shprehur se Shqipëria është kthyer në një faktor të rëndësishëm strategjik stabiliteti e sigurie në Ballkan. Ministri shqiptar i Mbrojtjes ka falënderuar qeverinë portugeze, e cila ka dhënë mbështetje për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Oketa është shprehur gjatë këtij takimi se duke u ulur në vendin e anëtarit me të drejta të plota në Aleancë, do të vijojë një proces i gjatë angazhimi me dimensione të reja.
24 Mars 2009