Tiranë, gjendet në zonën e ish-bllokut 14-vjeçari
TIRANË- Gjendet 14-vjeçari që u deklarua i humbur prej ditës së djeshme. Adoleshenti u gjend në zonën e ish-bllokut në kryeqytet nga forcat e policisë së Komisariatit Numër 6.
Familjarët shprehen se 14-vjeçari ka dalë nga shtëpia në orën 19:00. Regis Lena i ka thënë të atit se do të shkonte në një qendër interneti pasi i duhej të merrte informacione për një detyrë në shkollë, ky ka qenë kontakti i fundit i familjarëve me djalin e tyre, humbjen e të cilit e denoncuan në polici.
Familjarët shprehen se nuk kanë pasur asnjë konflikt më djalin dhe se ai nuk është larguar asnjëherë nga shtëpia. Babai e kërkoi të birin gjatë gjithë natës, por pa rezultat. Edhe në pikën e internetit ka vajtur por nuk ka marrë asnjë informacion të vlefshëm. Ndërsa shokët thonë se e kanë parë pranë pallateve “Çabej”. Djali kishte dy telefona të cilët i kishte lënë në shtëpi.
Familjarët e 14-vjeçarit tejet të shqetësuar bënë apel në News24 për gjetjen e djalit të tyre Regis Lena. Gjithashtu familjarët i janë drejtuar edhe komisariatit numër 6 në kryeqytet.
Kjo ngjarje ka pasur një fund të lumtur pasi 14-vjeçari është kthyer në shtëpi shëndosh e mirë.
(a.h/BalkanWeb)