E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat turke kanë vrarë 23 kryengritës kurdë

Gjatë sulmit ajror, të cilën forcat turke e ndërmorën javën e kaluar kundër kryengritësve kurdë në veri të Irakut, janë vrarë së paku 19 kryengritës dhe janë lënduar disa dhjetëra të tjerë, ka njoftuar sot agjencia turke e lajmeve Anatolia.

Ushtria turke nuk deshi as ta konfirmojë, e as ta mohojë këtë raport.

Agjencia, duke cituar disa burime të ushtrisë, theksoi se katër kryengritës tjerë janë vrarë të mërkurën, gjatë një përleshje në provincën lindore Tunceli, duke e ngritur kështu në 23 numrin e kryengritësve të vrarë që nga java e kaluar.

Anatolian theksoi se shifrat e kryengritësve të vrarë bazohen në bisedat e përgjuara të zhvilluara ndërmjet kryengritësve nëpërmjet radiolidhjeve.

Kryengritësit për dekada të tëra kanë shfrytëzuar rajonet në veri të Irakut, për të ndërmarrë sulme kundër shënjestrave turke.

Në ndërkohë, ushtria ka njoftuar se një ushtarë është vrarë, ndërsa katër të tjerë janë lënduar, pas sulmit të ndërmarrë sot nga kryengritësit, në qytetin Uludere, në afërsi të kufirit me Irakut.

Kryengritësit kanë intensifikuar sulmet që nga dhjetori i vitit të kaluar, pasi që Gjykata kushtetuese e Turqisë mbylli një parti pro-kurde, nën akuzat se ka lidhje me kryengritësit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›