E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia mirëpret raketat Patriot

Polonia e përshëndeti dislokimin e parë të një baterie raketash amerikane tokë-ajër, si një fuqizim të rëndësishëm për sigurinë kombëtare të vendit, por Rusia thotë se ky veprim dëmton besimin rajonal.

Ministri polak i Mbrojtjes, Bogdan Klich, tha se sistemi Patriot me bazë në tokë, i projektuar me synimin e interceptimit të raketave tokë -tokë, do të ndihmojë në zhvillimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA-në.

Klitch bëri të njohur dislokimin e këtyre raketave në një bazë ushtarake polake në qytetin verilindor Morag, rreth 60 kilometra larg kufirit me territorin Kaliningrad të Rusisë.

Rreth 100 ushtarakë amerikanë ndodhen në Poloni për stërvitjen e ushtarëve në përdorimin e sistemit. Rusia thotë se dislokimi nga ana e SHBA-së i raketave interceptuese në Poloni nuk forcon sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal.

Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se nuk e kupton logjikën pas marrëveshjes amerikano-polake për dislokimin e raketave Patriot në Poloni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›