Merkel për vizitë në Arabinë Saudite
Kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel deklaroi se Arabia Saudite do të mbështesë politikën për tregjet financiare të shteteve të grupit G20.
Gjatë vizitës së saj në rezidencën verore të Mbretit Abdullah, Merkel tha se Arabia Saudite e sheh si të nevojshëm një rregullim të tillë, edhe pse ky vend është i rezervuar lidhur me tatimin mbi transaksionet financiare ndërkombëtare.
Merkel më parë kishte vizituar Emiratet e Bashkuara Arabe, vend i cili ishte stacioni i parë i turneut të Merkelit në shtetet e Gjirit Persik.
Kancelarja gjermane po shoqërohet nga një delegacion i lartë i ekonomisë gjermane dhe zhvilloi takime me sipërmarrës të të dy vendeve. Ajo u angazhua para së gjithash për thellimin e marrëdhënieve tregtare me vendet e Gjirit.