E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngë, shaka dhe të qeshura

22/04/10 11:40

Pas Erionit në kuzhinë vjen edhe Kika i cili i thotë Klodit përse i zgjoi nga gjumi. Klodi i përgjigjet se ndyshe nga Kika ai i zgjoi me ëmbëlsi, me këngë. Të tre djemtë qeshin me përgjigjen e tij dhe fillojnë të ngacmohen me njëri-tjetrin me shaka. Ata këndojnë duke ngacmuar secilin prej tyre, duke kënduar këngë tradicionale të zonës nga ata vijnë, por edhe duke i tranformuar tekstet e tyre. Kështu mëngjesi i sotëm zhvillohet, kryesisht nën nota harmonie dhe nën një atmosferë të ngrohtë nga shakatë dhe të qeshurat. Përveç shakave, nuk mungojnë edhe diskutimet serioze ku Kika dhe Erioni ankohen për gjumin dhe më pas ata komentojnë lojën që bënë një ditë më parë. Më pas ata dalin jashtë për të shijuar ditën e bukur dhe Vëllai i Madh ndez muzikën dhe dritat e dhomës së gjumit ku banorët vazhdojnë të flenë ende. Pas kësaj banorët fillojnë të zgjohen një e nga një të gjithë, ndërsa ata që janë zgjuar më herët kanë dalë jashtë për të shijuar ditën e bukur dhe motin e ngrohtë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›