E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderi: Infermierë të paligjshëm në treg

SHKRUAN: Jonida Tashi 10-03-2011 11:13

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë paraqet shqetësimin e tij se në institucionet tona shëndetësore publike dhe private, punojnë infermierë të palicencuar, që do të thotë se ushtrojnë profesionin në mënyrë të paligjshme. “Kjo gjë është e dënueshme, por ligji ngarkon me përgjegjësi edhe punëdhënësit që marrin dhe mbajnë në punë infermierë të paligjshëm. Kjo është shkelje e ligjit dhe si e tillë është e dënueshme. Kjo veprimtari ndikon direkt në cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve, të cilët, duke mos njohur aftësitë e këtyre profesionistëve pranojnë përkujdesje nga njerëz të paaftë dhe të paligjshëm. Ne u bëjmë thirrje që të mos e pranojnë këtë kujdes dhe të denoncojnë çdo rast të tillë pranë Urdhrit të Infermierit”, - citon presidenti i UISH, Sabri Skënderi, lidhur me një fakt të tillë. Më tej ai shton se “mendon që kjo vjen nga paaftësia dhe mosnjohja e ligjit, ose bëhet për interesa të tjera, dhe shpresojnë ta mbulojnë nga mbrojtja politike ose shoqërore, por mbi ligjin nuk ka fuqi tjetër; kjo të çon të paragjykosh dhe të mendosh për gjithçka”. Sipas tij, regjistrimi në UISH dhe marrja e lejes së ushtrimit të profesionit është një detyrim ligjor, në bazë të nenit 5 të ligjit 9718, datë 19.04.2007.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›