E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga 2009 vetem rritje cmimet varferojne shqiptaret

Shqiptarët paguajnë gjithnjë e më shumë për blerjen e ushqimeve dhe mallrave të tjerë të nevojshëm për jetesë. Krahasimet brenda një harku dy vjetor të çmimeve të një sërë produktesh të cilat çdo ditë i kemi në përdorim tregojnë kostot me të cilat përballen blerësit.

Për bukën, qumështin, mishin e një sërë ushqimesh të tjera, sipas Institutit të Statistikave rritja e cmimeve varion nga një apo dy lekë deri në disa dhjetra lekë të reja.

Në janar të 2009-ës një bukë kushtonte mesatarisht 90 lekë, ndërsa në këtë janar, gjithmonë sipas INSTAT çmimi i ka pësuar rritje prej 7 lekë po kështu ka ndodhur dhe me sheqerin, ku një kilogram para dy vitesh kushtonte 76 lekë, ndërsa aktualisht çmimi mesatar në të gjithë vendin është rreth 140 lekë.

Rritje të konsiderueshmë çmimesh ka dhe për orizin, me rreth 15 lekë për kilogram, për mishin me mbi 50 lekë të reja dhe për vajin. Gjatë kësaj periudhe më shumë paguajnë dhe duhan pirësit.

Një paketë në janar të 2009-ës ka pasur një çmim mesatar prej 134 lekësh ndërsa tani çmimi mesatar është rreth 40 lekë më shumë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›